Kërko

cappella redemptoris mater nella ii loggia del palazzo apostolico in vaticano cappella redemptoris mater nella ii loggia del palazzo apostolico in vaticano 

Më 21 maj, kalendari kishtar përkujton shën Xhulien, martire

Xhulia ishte skllave e krishterë, që i shërbente me devotshmëri zotërisë, i cili merrte me vete edhe kur udhëtonte. Pikërisht gjatë njërit prej këtyre udhëtimeve, ata zbarkuan në Kepin e Corsos dhe u zunë robër nga piratët. Si deklaroi se ishte e krishterë, Xhulien e mbërthyen me gozhda mbi dy dërrasa në formë kryqi dhe e flakën në det

R.SH. - Vatikan

Më 21 maj, kalendari kishtar përkujton shën Xhiulien, martire

Xhulia ishte skllave e krishterë, që i shërbente me devotshmëri zotërisë, i cili merrte me vete edhe kur udhëtonte. Pikërisht gjatë njërit prej këtyre udhëtimeve, ata zbarkuan në Kepin e Corsos dhe u zunë robër nga piratët. Si deklaroi se ishte e krishterë, Xhulien e mbërthyen me gozhda mbi dy dërrasa në formë kryqi dhe e flakën në det.

Sipas traditës së lashtë, murgjërit të cilët jetonin në ishullin e Gorgonës, të lajmëruar misteriozisht për arritjen e trupit të shenjtës, panë së largu kryqin që notonte mbi dallgë, me martiren e gozhduar këmbë e duar.

Gojëdhëna rrëfen edhe se mbi kryq u gjet e mbërthyer një kartë me emrin e historinë e martirizimit të shenjtës, shkruar nga vetë engjëjt. Njëri nga mbretit longobardë, e bija e të cilit qe abateshë në një manastir të Breshia-s, e mbarti trupin e shën Xhiulies në këtë qytet ku, rreth relikeve të saj, vijoi të lulëzojë edhe nderimi e kulti i Shenjtes.

21 maj 2019, 10:58