Cerca

Vatican News
2017-04-14 Via Crucis al Colosseo 2017-04-14 Via Crucis al Colosseo  (Vatican Media)

Udha e Kryqit në Koloseum: autorët e meditimeve

Me kërkesën e Gjon Palit II, që nga viti 1985, tekstet e meditimeve, që lexohen gjatë ndalesave të katërmbëdhjetë stacioneve të Udhës së Kryqit, u janë besuar shkrimtarëve e personaliteteve laike e fetare.

R.SH. - Vatikan

Tradita e kremtimit të Udhës së Kryqit në Koloseum nis me Papën Pali VI; që atëherë është bërë një nga takimet më domethënës të Javës së Madhe. Jo shumë vjet më parë Papa Gjon Pali II e mbarte vetë Kryqin deri në mbarim të Udhës së Mundimeve. Më pas, në përfundim të stacionit të parë, ua dorëzonte besimtarëve ose grupeve të ndryshme dhe e merrte përsëri në stacionin e fundit. Papa Françesku, zakonisht, e ndjek nga Kodra Palatine.

Në përfundim të Udhës së Kryqit, Papa u drejton besimtarëve një përshëndetje të shkurtër dhe u jep bekimin e tij apostolik.

Me kërkesën e Gjon Palit II, që nga viti 1985, tekstet e meditimeve, që lexohen gjatë ndalesave të katërmbëdhjetë stacioneve të Udhës së Kryqit, u janë besuar shkrimtarëve e personaliteteve laike e fetare. 1999 meditimet u shkruan nga poeti Mario Luzi; më 1998 - nga teologu ortodoks, Oliver Klement; ndërsa më 1997, nga patriku Karekin I, katholichos i gjithë armenëve…

Po ju kujtojmë të autorët e meditimeve të viteve të kaluara:

2019- Meditimet e shkruara nga Motër Eugenia Bonetti-t, misionare e Zojës së Ngushëllimit dhe kryetare e shoqatës “Slaves no more” (Jo më skllave).

2018 – Meditimet e shkruara nga 15 të rinj.

2017- Meditimet, Anne-Marie Pelletier.

2016 - Meditimet, të kardinalit Gualtiero Basseti, Kryeipeshkëv i Perugia-Città della Pieve.

2015 - Meditimet, të imzot Renato Corti, ipeshkëv nderi i Novarës.

2014 - Meditimet, të Imzot Giancarlo Maria Bregantini, Kryeipeshkëv i  Campobasso-Boiano.

2013 – Meditimet e të rinjve libanezë, të udhëhequr nga Fortlumturia e tij, kardinali Béchara Boutros Raï.

2012 - Meditimet e Danilo e Anna Maria Zanzucchi, Lëvizja e Fokolarëve – Themelues të lëvizjes “Familje të Reaj” 

2011 -  Meditimet, motra  Maria Rita Piccione, O.S.A.

2010- Meditimet dhe lutjet Kard. Camillo Ruini, Mëkëmbës i Përgjithshëm nderi i Shenjtërisë së Tij për dioqezën e Romës.  

2009 - Meditimet dhe lutjet e Imzot Thomas Menamparampil, S.D.B, Kryeipeshkëv i  Guwahati (Indi)

2008 - Meditimet dhe lutjet e Kard. Joseph Zen Ze-Kiun, S.D.B., Ipeshkëv i Hong Kong

2007 – Meditimet e imzot Gianfranco Ravasit

2006 - Meditimet e kard. Angelo Comastri, Mëkëmbës i Përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Qytetin e Vatikanit.

2005 - Meditimet e Kard. Joseph Ratzinger, Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.

2004 - Meditimet  e Dom André Louf, murg cistercens i dëgjesës së ngushtë

2003 -  Me rastin e Vitit XXV të shërbimit baritor si Ipeshkëv i Romës, Gjon Pali II zgjedh si tekste për Udhën e Kryqit meditimet e kompozuara prej tij me rastin e Ushtrimeve shpirtërore predikuar Kuries Romake më 1976, kur ishte Kryeipeshkëv i Kraków-it.

2002 - Tekstet e meditimit, të përgatitura nga 14 gazetarë të akredituar pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë:

John M. Thavis (SHBA)

Alexej Bukalov (Federata Ruse)

Henri Tincq (Francë)

Greg Burke (SHBA)

Angel Gómez Fuentes (Spanjë)

Erich Kusch (Republika Federale e Gjermanisë)

Hiroshi Miyahira (Japoni)

Jacek Moskwa (Poloni)

Marina Ricci (Itali)

Aura Miguel (Portogali)

Luigi Accattoli (Itali)

Sophie de Ravinel (Francë)

Valentina Alazraki (Meksikë)

Marie Czernin (Republika Federale e Gjermanisë)

2001-  Meditimet  e Shërbëtorit të Zotit, Kard. John Henry Newman

2000 – Meditimet, Shenjtëria e Tij, Gjon Pali II, i harton personalisht tekstet e meditimeve me rastin e Jubileut të Vitit 2000.

1999 - Meditimet e Mario Luzi-t, poet italiano

1998 -  Meditimet e Hans Urs von Balthasar, teolog svizeran

1997 - Meditimet e Shenjtërisë së Tij, Karekin I , Katholikos Patriark i Lartë i të gjithë Armenëve.

1996 -  Meditimet e kardinalit Vinko Puljiç, kryeipeshkëv i Sarajevës.

1995 - Meditimet e Motër Minke de Vries, murgeshë e bashkësisë protestante të Grandchamp (Zvicër)

1994 - Meditimet, Bartolomeu I, kryeipeshkëv i Kostantinopojës dhe Patrik ekumeni;

1993 - Meditimet, Nënë Ana Maria Canopi, abateshë e abacisë benediktine “Mater Ecclesia” në ishullin  e Shën Julit (Novara);

1992 - Meditimet e kardinalit Mirosllav Vlk, kryeipeshkëv i Pragës;

1991 - Meditimet, rregulltarët shërbëtorë të Marisë, Injac Calbuig Adan e Silvano Maggiano;

1990 – Meditimet - Imzot Michel Sabbah, patrik latin i Jeruzalemit;

1989 – Meditimet - Marek Skwarnicki, shkrimtar polak;

1988 – Meditimet - Hans Urs von Balthazar, teolog zviceran;

1987 – Meditimet e kardinalit Miguel Obando Bravo, kreyeipeshkëv i Managuas (Nicaragua);

1986 – Meditimet Andrè Forssard – gazata e shkrimtar francez;

1985 – Meditimet e shkrimtarit italian, Alighero Cusano.

19 prill 2019, 13:33