Kërko

Oborri i Pallatit Mbretëror të Marokut Oborri i Pallatit Mbretëror të Marokut 

Rabati, kryeqyteti i Marokut

Pikat kryesore të qytetit janë: Medina, me tregjet dhe me rrugët e saj të ngushta, Kasbah i Udayas dhe xhamia e papërfunduar me Kullën e saj Hassan, Mauzoleu Mbretëror i Muhametit V, Kopshtet Andaluziane, Pallati Mbretëror dhe nekropoli i Chellah, i vendosur në rrënojat e qytetit të lashtë Sala dhe i karakterizuar nga prania e mijëra lejlekëve, që jetojnë nëpër pemë.

R.SH. - Vatikan

Rabati (1.655.753 banorë), kryeqyteti i Mbretërisë së Marokut ndodhet në bregun e Atlantikut, në pjesën veriore të vendit, në grykën e lumit Bou Regreg, përballë qytetit Salé, lokalitet i rëndësishëm dhe historik maroken, tani, periferi e Rabatit. Historia e kryeqytetit fillon në shekullin e tretë para Krishtit, me vendbanimin e lumit Chellah. Nga viti 40 pas Krishtit deri rreth vitit 250 pas Krishtit, qyteti ishte pjesë e Perandorisë Romake dhe njihet si Sala Colonia. Më 1146, sovrani Almohad Abd al-Mu'min e përforcon dhe e përdor si bazë për të nisur sulme në Spanjë. Në këtë kuadër, qytetit i jepet emri Ribatu I-Fat, “kështjellë e fitores”. Në fund të shekullit XII, një sundimtar tjetër, Abu Yusuf Ya'qub al-Mansur, e ktheu Rabatin në kryeqytet dhe filloi projekte ndërtimi në shkallë të gjerë: muret rreth qytetit, kasbah (kalanë) dhe ndërtesën, që duhej të bëhej xhamia më e madhe në botë. Sovrani vdiq në vitin 1199 dhe ndërtimi u ndërpre.

Rrënojat e xhamisë së papërfunduar, minaret e saj, Tour Hassan, mund të vizitohen edhe sot. Në shekullin XIII, qyteti ishte në rënie: dinastia Almohad humbi Spanjën dhe pjesën më të madhe të territorit të saj afrikan. Njëkohësisht, Fez, një qytet tjetër maroken, filloi të bëhej më i rëndësishëm se Rabati. Më 1627, Rabati bashkohet me Salé-në për të formuar Republikën e Bou Regreg. Kur Franca pushtoi Marokun në vitin 1912, e shndërroi atë në protektorat dhe e zhvendosi kryeqytetin nga Fez në Rabat. Kur Maroku fitoi sërish pavarësinë, në vitin 1956, Rabati mbeti kryeqytet. Pikat kryesore të qytetit janë: Medina, me tregjet dhe me rrugët e saj të ngushta, Kasbah i Udayas dhe xhamia e papërfunduar me Kullën e saj Hassan, Mauzoleu Mbretëror i Muhametit V, Kopshtet Andaluziane, Pallati Mbretëror dhe nekropoli i Chellah, i vendosur në rrënojat e qytetit të lashtë Sala dhe i karakterizuar nga prania e mijëra lejlekëve, që jetojnë nëpër pemë.

Kryeipeshkvia e Rabatit (Vik, Ap. 2 Korrik 1923, Kryeip. 14 Shtator 1955) – 400.000 km katrore; 29.9 milion banorë; 20.000 katolikë; 28 famulli; 14 meshtarë dioqezanë; 19 meshtarë rregulltarë; 22 anëtarë të instituteve rregulltare mashkullore; 101 anëtare të instituteve rregulltare femërore; 36 institucione arsimore; 1 institut bamirësie; 89 pagëzime vitin e kaluar.

Kryeipeshkvi i Rabatit është imzot Cristóbal López Romero, S.D.B., lindur në Vélez-Rubio, dioqeza e Almerisë, më 19 maj 1952; shuguruar meshtar më 19 maj 1979; shuguruar ipeshkëv më 29 dhjetor 2017.

30 mars 2019, 09:55