Kërko

 panoramika Casablanca, Marok panoramika Casablanca, Marok 

Mbretëria e Marokut

Maroku kufizohet, në Veri, me Spanjën(Ceuta e Melilla); në jug-perëndim, me Saharën Perëndimore, në lindje e jug-lindje, me Algjerinë; në veri lindje del në Detin Mesdhe; në perëndim e veri-perëndim, në Oqeanin Atlantik.

R. SH. - Vatikan

Maroku kufizohet, në Veri, me Spanjën(Ceuta e Melilla); në jug-perëndim, me Saharën Perëndimore, në lindje e jug-lindje, me Algjerinë; në veri lindje del në Detin Mesdhe; në perëndim e veri-perëndim, në Oqeanin Atlantik.

Kryeqyteti: Rabat (1.655.753 banorë)

Sipërfaqja:  446.550 kmk;

Popullsia: 34.852.000 banorë

Dendësia: 78 banorë/kmk;

Grupet kryesore etnike:  arabët e berberët (99%), të tjerë (1%).

Feja: Myslimanë sunitë (99%;); katolikë (0, 07%)

Forma e qeverisë: monarki kushtetuese

Njësia monetare: dirhami maroken (1.00 EUR=10,80 MAD)

Pjesëmarrja në organizatat ndërkombëtare: anëtar i EBDR; i Lidhjes Arabe, OCI, ONU, vëzhgues i OAS, Ua, WTO.

Pakëz histori

Protektorat francez nga viti 1912 (përveç disa trojeve të pushtuara nga Spanja, ribashkuar me vendin pas pavarësisë), Maroku është i pavaruar nga 28 marsi 1956.

Nga viti 1961 deri më 1999, Vendi është shtet i qeverisur nga Mbreti Hasan II që, i fortë edhe në rolin e  tij si Komandant i Besimtarëve (Amir al-Mu Minin), vendosi një regjim autoritar, por edhe modernizues. Nga gjysma e viteve ’70, Mbreti arriti t’i zgjerojë bazat  e veta të konsensusit me një politikë nacionalsite, me aneksimin e Saharës Perëndimore, ish-territor spanjoll, shpallur i pavarur në vitin 1976 me emrin Republika Demokratike Arabe e Sahrawi. Pasoi një konflikt i armatosur me lëvizjen indipendentiste saharawi të Frontit Polisari, ndërprerë më 1991 me një armëpushim dhe me fillimin e misionit të paqes të OKB-së MINURSO. Në politikën e jashtme Hasani ndjek vijën filo-perëndimore, duke kërkuar, njëkohësisht të promovojë kooperimin ndërmjet pesë Vendeve të Magrebit.

Me fundin, pas pothuajse dyzet vjetëve të mbretërisë së Hasanit II dhe ngjitjen në fron të të birit, Mohammed VI, në vitin 1999 nisi procesi i demokratizimit politik dhe i liberalizimit ekonomik. Menjëherë pas marrjes së pushtetit, Sovrani i ri nisi veprimtarinë për ta zbutur  rreptësinë e monarkisë marokene me masa, si amnistia për të burgosurit politikë, duke përfshirë edhe militanët islamikë, si dhe me autorizimin e kthimit në atdhe të disidentëve. Duke mbajtur një qëndrim të hapur kundër fundamentalizmit islamik, Mohammedi VI  promovoi, në vitin 2004, një reformë për të drejtat e familjes, me të cilën u garanton më shumë të drejta grave dhe mbajti një qendrim  të vendour kundër dënimit me vdekje. Duke vijuar ecjen në të njëjtën udhë, në kulmin e pranverës arabe, hartoi një projekt-reforme të Kushtetutës, që e ridimensionon pushtetin e tij, në favor të Parlamentit. Referendumi kushtetues, i mbajtur në vitin 2011, përfundoi me fitoren e tij të plotë. Politika e integrimit të islamikëve, që ndjek Mohammed VI, njëherësh me nismat e antiradikalizimit, me masat e policisë e të intelligence, krijoi mundësitë ta frenojë kërcënimin e integralizmit islamik, që e vetëm sa e ka cikur Marokun. Qeveria e Rabatit trajton me përparsi të plotë poltikën kundër terrorizmit, duke nisur nga viti 2003, vit në të cilin u kryen disa atentate, që vijuan deri në vitin 2011. Për t’u kujtuar, edhe thirrja  drejtuar më 21 gusht 2016 nga Mbreti Mohammed VI nga ekranet e televizionit rreth 5 milionë marokenëve, që jetojnë në Evropë e në botë, që ta luftojnë fundamentalizmin dhe terrorizmin, duke organizuar një front të përbashkët për t’iu kundërvënë fanatizmit të xhihadistëve.

Ekonomia marokene gjatë viteve të fundit është zhvilluar me ritëm të shpejtë, me inflacion të ultë, kosto të  pranueshme pune (rroga më e vogël është 300 Euro në muaj) dhe me zgjerim të vazhdueshëm të shkëmbimeve ndërkombëtare. Rezultate të rëndësishme janë arritur në sektorin parësor (bujqësi, peshkim, shfrytëzim minierash), e edhe në atë dytësor e tretësor, falë edhe liberalizimit, nisur që në fillim të Dymijëshit.

Në vendin  e 61-të ndërmjet ekonomive botëore, Maroku po bëhet gjithnjë më shumë porta e hyrjes në Afrikë.

Mbretëria e Marokut

Maroku kufizohet, në Veri, me Spanjën(Ceuta e Melilla); në jug-perëndim, me Saharën Perëndimore, në lindje e jug-lindje, me Algjerinë; në veri lindje del në Detin Mesdhe; në perëndim e veri-perëndim, në Oqeanin Atlantik.

Kryeqyteti: Rabat (1.655.753 banorë)

Sipërfaqja:  446.550 kmk;

Popullsia: 34.852.000 banorë

Dendësia: 78 banorë/kmk;

Grupet kryesore etnike:  arabët e berberët (99%), të tjerë (1%).

Feja: Myslimanë sunitë (99%;); katolikë (0, 07%)

Forma e qeverisë: monarki kushtetuese

Njësia monetare: dirhami maroken (1.00 EUR=10,80 MAD)

Pjesëmarrja në organizatat ndërkombëtare: anëtar i EBDR; i Lidhjes Arabe, OCI, ONU, vëzhgues i OAS, Ua, WTO.

Pakëz histori

Protektorat francez nga viti 1912 (përveç disa trojeve të pushtuara nga Spanja, ribashkuar me vendin pas pavarësisë), Maroku është i pavaruar nga 28 marsi 1956.

Nga viti 1961 deri më 1999, Vendi qeverisej nga Mbreti Hasan II që, i fortë edhe në rolin e  tij si Komandant i Besimtarëve (Amir al-Mu Minin), vendosi një regjim autoritar, por edhe modernizues. Nga gjysma e viteve ’70, Mbreti arriti t’i zgjerojë bazat  e veta të konsensusit me një politikë nacionaliste dhe me aneksimin e Saharës Perëndimore, ish-territor spanjoll, shpallur i pavarur në vitin 1976 me emrin Republika Demokratike Arabe e Sahrawi. Pasoi një konflikt i armatosur me lëvizjen indipendentiste saharawi të Frontit Polisari, ndërprerë më 1991 me një armëpushim dhe me fillimin e misionit të paqes të OKB-së MINURSO. Në politikën e jashtme Hasani ndoqi vijën filo-perëndimore, duke kërkuar, njëkohësisht të promovojë kooperimin ndërmjet pesë Vendeve të Magrebit.

Me fundin, pas pothuajse dyzet vjetëve, të mbretërisë së Hasanit II dhe ngjitjen në fron të të birit, Mohammed VI, në vitin 1999, nisi procesi i demokratizimit politik dhe i liberalizimit ekonomik. Menjëherë pas marrjes së pushtetit, Sovrani i ri filloi veprimtarinë për ta zbutur  rreptësinë e monarkisë marokene me masa, si amnistia për të burgosurit politikë, duke përfshirë edhe militanët islamikë, si dhe me autorizimin e kthimit në atdhe të disidentëve. Duke mbajtur një qëndrim të hapur kundër fundamentalizmit islamik, Mohammedi VI  promovoi, në vitin 2004, një reformë për të drejtat e familjes, me të cilën u garantoi më shumë të drejta grave dhe mbajti një qendrim  të vendour kundër dënimit me vdekje. Duke vijuar ecjen në të njëjtën udhë, në kulmin e pranverës arabe, hartoi një projekt-reforme të Kushtetutës, që e ridimensionoi pushtetin e tij, në favor të Parlamentit. Referendumi kushtetues, i mbajtur në vitin 2011, përfundoi me fitoren e tij të plotë. Politika e integrimit të islamikëve, që ndjek Mohammed VI, njëherësh me nismat e antiradikalizimit, me masat e policisë e të intelligence, krijoi mundësitë ta frenojë kërcënimin e integralizmit islamik, që vetëm sa e ka cikur Marokun. Qeveria e Rabatit trajton me përparsi të plotë politikën kundër terrorizmit, duke nisur nga viti 2003, vit në të cilin u kryen disa atentate, që vijuan deri në vitin 2011. Për t’u kujtuar, edhe thirrja  drejtuar më 21 gusht 2016 nga Mbreti Mohammed VI nga ekranet e televizionit rreth 5 milionë marokenëve, të cilët jetojnë në Evropë e në botë, që ta luftojnë fundamentalizmin dhe terrorizmin, duke organizuar një front të përbashkët për t’iu kundërvënë fanatizmit të xhihadistëve.

Ekonomia marokene gjatë viteve të fundit është zhvilluar me ritëm të shpejtë, me inflacion të ultë, kosto të  pranueshme pune (rroga më e vogël është 300 Euro në muaj) dhe me zgjerim të vazhdueshëm të shkëmbimeve ndërkombëtare. Rezultate të rëndësishme janë arritur në sektorin parësor (bujqësi, peshkim, shfrytëzim minierash) e edhe në atë dytësor e tretësor, falë edhe liberalizimit, nisur që në fillim të dymijëshit.

Në vendin  e 61-të ndërmjet ekonomive botëore, Maroku po bëhet gjithnjë më shumë porta e hyrjes në Afrikë.

29 mars 2019, 18:19