Kërko

2018.11.15 vetrata colorata 2018.11.15 vetrata colorata 

Shenjtorët e javës 17 - 24 shkurt

Jezusit në Ungjill na flet për lumnitë, e na kërkon që t’i kthejmë sytë nga Hyji e nga i afërmi ynë. Lumnitë ungjillore janë një biografi e fshehtë, e brendshme e Jezu Krishtit, janë si një portret i figurës së tij. Tek Lumnitë bëhet i dukshëm misteri i vetë Krishtit dhe ato na thërrasin të bashkohemi me Të, në jetën e përditshme.

E diel 17 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 6-të gjatё vitit liturgjik, ciklit tё tretё, e gjithnjë më 17 shkurt kalendari kishtar përkujton edhe Shtatë themeluesit e Urdhrit të Shërbëtorëve të Virgjërës Mari, ndërmjet të cilëve Aleks Konfalonieri. 

Jezusit në Ungjillin e kesaj se diele na flet për lumnitë, e na kërkon që t’i kthejmë sytë nga Hyji e nga i afërmi ynë. Lumnitë ungjillore janë një biografi e fshehtë, e brendshme e Jezu Krishtit, janë si një portret i figurës së tij. Tek Lumnitë bëhet i dukshëm misteri i vetë Krishtit dhe ato na thërrasin të bashkohemi me Të, në jetën e përditshme. Këtë na tregon edhe historia e kishës, përmes jetës së shenjtorëve, pra na tregon profilet e shenjtërisë së jetuar nga një varg shenjtorësh, ndër ta edhe profili i Shën Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiut, shembull i jashtëzakonshëm që jetoi sipas Lumnive ungjillore, që përmend Krishti. Kur shën Nënë Tereza gjeti Krishtin tek të varfrit, u varfërua nga gjithçka tjetër. Kaq shumë e kishte pasuruar Jezusi. Vetëm në këtë rrugë që tregon Predikimi i Lumivive Ungjillore, gjejmë pasurinë e jetës dhe madhështinë e thirrjes njerëzore. Lumnitë e Ungjillit mund të themi se janë magna charta e eksperiencës së ‘mbretërisë së Zotit’ në histori, pra pik referimi i përhershëm i jetës së krishterë.

Të hënë më 18 shkurt, kalendari përkujton të Lumin Gjovani nga Fiesole, i njohur me emrin i lumi Angjeliko, meshtar domenikan. Liturgjia e ditёs na kujton sa i madh është ndryshimi ndërmjet asaj që themi e asaj që bëjmë. Duke pasur për model Atin qiellor e për mësues Krishtin, të mos harrojmë kurrë se duhet të sillemi si shërbëtori para zotërisë e si nxënësi para mësuesit.

Të martën më 19 shkurt, kalendari liturgjik përkujton shën Konrad Konfalonierin. Ungjilli i kësaj dite na flet për Jezusin që shëron një njeri të sëmurë të paralizuar. Vërejmë fenë e miqve të të sëmurit që bëhet gjest konkret, e kështu të sëmurit iu dha mundësia të takonte Mësuesin Hyjnor e të fitonte shërimin e plotë.

Të mërkurën me 20 shkurt bie përkujtimi i Shën Eleuterit dhe shën Leonit të Katanies, ipeshkëv. Liturgjia e ditës na kujton se kush beson në Zotin, lëshohet në dorë të tij si fëmijët në duart e prindërve.

Të enjten më 21 shkurt, kalendari përkujton shën Pier Damianin, ipeshkëv i Ostia-s, kardinal e doktor të Kishës. Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi është kundër sjelljeve formale, dokeve e zakoneve meskine, krijuar nga traditat njerëzore, që ndryshojnë me kohë, sepse e zvogëlojnë shpirtin e njeriut. Zoti do që njeriu të ecë në rrugën e së mirës me vetëdije e liri të plotë.

Të premten që vjen më 22 shkurt, kalendari përkujton shën Maksimianin e Ravenës e shën Margaritën e Kortonës. Në liturgji besimtari me Psalmistin e larton zërin plot besim drejt qiellit duke thënë: “Zoti është bariu im, asgjë nuk më mungon!”. 

Të shtunën më 23 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Polikarpin, ipeshkëv i Smirnës e martir dhe Shën Gjyzepinen Vanini, virgjër. Liturgjia e ditёs na kujton se Ati Hyjnor është gjithnjë te pragu, në pritje të kthimit tonë. Tek Ai nuk paraqitemi si shërbëtorë, sepse një të arritur, Ai, na jep përsëri menjëherë dinjitetin e pafundmë të bijve të vet.

Të dielën e ardhshme më 24 shkurt, Kisha do të kremtojë të dielën e 7-tё gjatё vitit liturgjik, e gjithnjë më 24 shkurt kalendari kishtar përkujton edhe shën Sergjin, Evecin e Pjetrin, martirë.

16 shkurt 2019, 22:44