Cerca

Vatican News
Pagëzimi Jezu Krishtit Pagëzimi Jezu Krishtit 

Shenjtorët e javës 13 - 20 janar

Pagëzimi i Krishtit është dëftim i misionit të tij në botë. Festa e Pagëzimit të Zotit Jezus na ndihmon ta kërkojmë fytyrën e Hyjit jo në vështrimin e kupës së qiellit, as në studimet e filozofëve, mirëpo në vetë personin e Zotit që ka fyutyrën e Jezusit. Kisha na fton ta përkujtojmë edhe ditën e Pagëzimit tonë.

R:SH. - Vatikan

E diel 13 janar, Kisha katolike kremton festen e Pagëzimit të Jezu Krishtit. Pagëzimi i Krishtit është dëftim i misionit të tij në botë. Ati Qiellor e shpall dashurinë e tij për Të. Shpirti i Shenjtë e shndrit me dritën e vet.  Jezusi “i zhytur” në ujë nga shën Gjon Pagëzuesi, me vdekjen dhe ngjalljen e tij, do të na “zhysë” edhe ne në jetën e amshuar hyjnore. E prandaj Ungjilli i së diele na thotë: Mbretëria Qiellore është afër, kthehuni e besoni në Fjalën e Zotit. Kështu reflekton liturgjia e së dielës.

E gjithnjë me 13 janar, kalendari përkujton edhe shën Hilarin, ipeshkëv i Puatjesë, i mbiquajtur “Athanasi i Perëndimit”, që në vitin 353 u bë mbrojtës i flakët i Koncilit të Nikesë që luftoi herezinë ariane. Vepra e tij më madhe mbetet “De Trinitate” – “Mbi Trininë Shenjte”. Ja o Zot, po vij të bëj vullnetin tënd.

Të hënën më 14 janar, kalendari përkujton shën Feliçin e Nolës, ipeshkëv, martir e shën Malakinë, profet.  Varri i shën Feliçit nga Nola njihet nga tradita e krishterë si “Ara veritatis” – “Altari i së vërtetës” sepse edhe pas vdekjes bënte mrekulli duke nxjerrë në shesh të vërtetën dhe duke luftuar gënjeshtrat e shpifjet.

Të martën më 15 janar, kalendari kishtar përkujton shën Palin, oshënarin e parë, shën Gjonin Kalibit, murg e shën Maurin, abat, shën Sekondinës e shën Probos. Liturgjia e ditës na kujton se kemi një Meshtar të madh pranë Atit Qiellor: Krishtin.

Të mërkurën më 16 janar, sipas kalendarit bie përkujtimi i shën Marçelit I, shën Ticianit, shën Tamarit dhe të Lumit Jozef A. Tovini. Liturgjia e ditës na tregon historinë e Xakeut, përmes së cilës Jezusi na mëson se çdo me hirin Hyjnor çdo mund të gjejë udhën e vërtetë të jetës, duke braktisur rrugën e gabuar për t’u kthyer në udhën e Zotit.

Të enjten më 17 janar, kalendari përkujton shën Andoun, Abat e oshënar. Shën Antoni ishte pranë të gjithë njerëzve që atij i drejtoheshin, çdo personi i jepte këshilla për t’u përsosur shpirtërisht, e për të qenë përherë i bashkuar me Zotin.
Ai ngushëllonte të mjerët, shëronte të sëmurët, mësonte vëllezërit në fushën shpirtërore.

Të premten më 18 janar, kalendari Kishtar përkujton shën Priskës, themeluese e kishës romake me të njëjtin emër në Aventin të Romës. Kjo ditë është edhe dita për thellimin e dialogut fetar hebraiko-kristian, ndërsa fillon Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që do të vijojë deri më 25 janarin e ardhshëm. Kisha na fton të gjithëve të lutemi e të punojmë për këtë qëllim.

Të shtunën me 19 janar, kalendari përkujton Shën Gjonin ipeshkëv të Ravenës, Shenjtorët Mario, Marta, Audifaci e Abaku martirë. Ungjilli i liturgjisё sё ditёs na tregon se si Jezusi përshkoi të gjithë Galilenë për t’u mësuar njerëzve punët e Hyjit e për të dikuar mrekullitë e Zotit në secilin prej atyre që e dëgjonin.

Të dielën e ardhshme me 20 janar, Kisha katolike do të kremtojë të dielën II gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 20 janar kalendari Kishtar përkujton edhe shën Fabianin, papë e martir e shën Sebastianin, martir.  Liturgjia e së dielës na flet për fillimin e shenjave të bëra nga Jezusi, duke u nisur nga dasma e Kanës së Galilesë me shenjën e parë, atë të shndërrimit të ujit në verë. Kjo shenjë e parë bërë nga Krishti, vera, shpreh dashurinë besnike të Hyjit për njeriun, ndërsa uji, tregon njerëzimin që kërkon shndërrimin e shpëtimin. Këtë të diele kremtohet Dita e lutjes për bashkimin e të krishterëve.
 

12 janar 2019, 18:21