Kërko

Ambasadorja e Shqipërisë pranë Republikës së Italisë, Anila Bitri dhe Ambasadorja e Kosovës pranë Republikës së Italisë, Alma Lama para monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Romë, 17 janar 2019 Ambasadorja e Shqipërisë pranë Republikës së Italisë, Anila Bitri dhe Ambasadorja e Kosovës pranë Republikës së Italisë, Alma Lama para monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Romë, 17 janar 2019  

Dy ambasada e shumë shqiptarë te monumenti kushtuar Gjergj Kastriotit në Romë

Mbyllet edhe në Romë, Viti mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që Papët e quajtën “Atleti i Krishtit” e “Mbrojtësi i Fesë”. Në mikrofonin e Radio Vatikanit, dy ambasadoreve shqiptare, ajo e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri dhe ajo e Kosovës, Alma Lama.

R.SH. - Vatikan

Me homazhet në monumentin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Romë, shqiptarët e diasporës dhe dy ambasada – ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në Itali – nderuan dje kujtimin e Heroit të madh Kombëtar, në 551-vjetorin e vdekjes. Me këtë veprimtari, që është bërë tashmë traditë, mbyllet edhe Viti mbarëkombëtar kushtuar atij, që Papët e quajtën “Atleti i Krishtit” e “Mbrojtësi i Fesë”.

Të pranishme, ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, ajo e Kosovës, Alma Lama, kryetarja e shoqatës “Integra onlus”, Klodiana Çuka, e cila, në bashkëpunim me komunën e Romës, është pjesë e projektit për mirëmbajtjen e gjelbërimit përreth monumentit. U drejtuam mikrofonin e Radio Vatikanit dy ambasadoreve shqiptare. T’i dëgjojmë, në intervistën e don David Xhuxhës…

Ambasadorja e Shqipërisë pranë Republikës së Italisë, Anila Bitri..

 

Ambasadorja e Shqipërisë pranë Republikës së Italisë, Anila Bitri

Ambasadorja e Kosovës pranë Republikës së Italisë, Alma Lama...

Ambasadorja e Kosovës pranë Republikës së Italisë, Alma Lama...
18 janar 2019, 13:06