Kërko

Parlamenti europian Parlamenti europian 

Parlamenti i Strasburgut drejt një vize humanitare evropiane

Parlamenti Evropian ka kërkuar që Komisioni i BE-sё të paraqesë, deri më 31 mars 2019, një propozim legjislativ që krijon një vizë humanitare evropiane. Nisma legjislative u miratua me 429 vota në favor, 194 vota kundër dhe 41 abstenime.

R.SH. - Vatikan

Parlamenti Evropian ka kërkuar që Komisioni i BE-sё të paraqesë, deri më 31 mars 2019, një propozim legjislativ që vendos e krijon një vizë humanitare evropiane. Ky dokument – shkruan e përditshmja e Selisё sё Shenjtё, l’Osservatore Romano, do t'i jepte kërkuesit, aplikantit mundësinë e eksesit në territorin evropian vetëm në shtetin anëtar që e lëshon vizën dhe për të vetmin qëllim të aplikimit a tё paraqitjes sё kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare.

Nisma legjislative, sipas të cilës vendet e BE-sё duhet të lëshojnë viza humanitare nё ambasada dhe konsullata jashtë vendit, në mënyrë që njerëzit që kërkojnë mbrojtje të mund të hyjnë në Evropë pa rrezikuar jetën e tyre, u miratua me 429 vota në favor, 194 vota kundër dhe 41 abstenime.

13 dhjetor 2018, 12:13