Kërko

Lule në teatrin Bataklan të Parisit, në 3-vjetorin e sulmeve terroriste Lule në teatrin Bataklan të Parisit, në 3-vjetorin e sulmeve terroriste 

Tre vite më parë, atentatet e Parisit, natë terrori në zemër të Evropës

Kanë kaluar tre vjet nga sulmet terroriste në Paris, në vende mbushur me njerëz, si në bar, restorante e në teatrin Bataklan.

R.SH. - Vatikan

Është mbrëmja e 13 nëntorit 2015. Evropa dhe Franca sulmohen pabesisht. Është agresioni më i përgjakshëm në territorin francez, pas Luftës II Botërore. Parisi përjeton një natë tmerri: sulmet terroriste ndjekin njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e 130 vetëve. Merren përsipër nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Parisi shkundet nga shpërthimet dhe sulmet

         Në orën 21.20, një i ri shpërthen pranë “Stade de France di Sain Denis”, ku sapo kishte filluar loja e futbollit Francë-Gjermani. Pak minuta më vonë, sulmohen restorante të ndryshme. Në orën 21.40, sulmi më i përgjakshëm, realizuar nga tre terroristë në teatrin Bataklan, ku po jepte koncert grupi rok amerikan “Eagles of Death Metal”. Breshëria e parë me mitraloz shkëmbehet me ndonjë efekt të veçantë të kocertit. Disa arrijnë të ikin, të tjerë shpëtojnë, duke u shtënë si të vdekur. Por shumica nuk i shpëton masakrimit. Brenda në sallë janë të paktën 90 viktima.

Dhimbja e Papës Françesku

         Më 14 nëntor 2015, Papa Françesku, në një telefonatë me televizionin kishtar italian Tv2000, shpreh dhimbjen e tij të thellë. Nuk mund të ketë justifikim – nënvizon Françesku në atë rast – “as fetar, as njerëzor”.

13 nëntor 2018, 17:42