Kërko

2018.09.21 Card. Pietro Parolin 2018.09.21 Card. Pietro Parolin 

Diplomacia: kard. Parolin, vlera e "ekuilibrit" për njё zhvillim solidar e tё plotë njerëzor

Kemi nevojё pёr vlerën e ekuilibrit, tha kardinali Parolin, në shёrbim të funksionit tё bashkëjetesës paqësore, tё respektit tё njerëzve dhe të tё drejtave, në favor të një zhvillim solidar të përbashkët dhe plotësisht njerëzor.

R.SH. - Vatikan

Vlera e ekuilibrit, karakteristikë par excellence e veprimtarisë diplomatike, " duhet të qeverisë edhe kontekstet aktuale ndërkombëtare". Kёtё bindje e shprehu kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Vatikanit i Shtetit, gjatё fjalёs sё mbajtur nё konferencën e organizuar në Romë nga shoqata Carità politica (Bamirësia politike) mbi "Diplomacia e vlerave dhe zhvillimi”.

"Akoma sot kemi nevojё pёr vlerën e ekuilibrit," vazhdoi kardinali Parolin, "në shёrbim të funksionit tё bashkëjetesës paqësore, tё respektit tё njerëzve dhe të tё drejtave, në favor të një zhvillim solidar të përbashkët dhe plotësisht njerëzor, siç i pëlqente të përsëriste Papa Pali VI ".

"Diplomacia nuk ekziston as nuk  punon për të ruajtur status quo-në, ose për të ruajtur pushtetin”, vërejti kardinali Parolin: "Ajo është e ngarkuar për të përpunuar a pёr tё dalë me ide origjinale dhe me strategji të reja, nё mënyrë që me afshin krijues tё kërkohen zgjidhje të reja dhe të qëndrueshme”.

Nё optikën e Papës Françeskut, vuri në dukje kardinali Parolin, diplomacia "është një instrument i privilegjuar për t’i tejkaluar idetë e kundërta politike, pikëpamjet dhe botëkuptimet e ndryshme fetare apo ideologjitë e ndryshme, në një kohë kur rrezikojmë tё dorëzohemi  pёrballё konflikteve, ' përdorimit tё armëve, dhunës brenda Shteteve ".

Diplomacia, pra, si "alternativë solidare e armëve, dhunës dhe terrorit, si një mjet për dialog dhe pajtim, e cila merr vendin e idesë së armikut dhe tё refuzimit të tjetrit”.

Gjatë takimit të sotëm, u paraqit edhe përmbledhja e artikujve nga e përditshmja  Osservatore Romano mbi shoqatën "Carità politica", nga viti 1992 deri në vitin 2017.

07 nëntor 2018, 21:42