Cerca

Vatican News
 Papa  me ambasadoren e SHBA-ve pranë Selisë së Shenjtë,  Callista Gingrich Papa me ambasadoren e SHBA-ve pranë Selisë së Shenjtë, Callista Gingrich  (Vatican Media @L'Osservatore Romano)

Ambasadorja e SHBA pranë Selisë së Shenjtë: “Liria fetare është e drejtë themelore”

Liria fetare, për Gingrich, ambasadore e SHBA pranë Selisë së Shenjtë “është e drejtë themelore. Në se i dilet zot, mbrohen më mirë edhe të drejtat e grave”.

R. SH. - Vatikan

“Liria fetare është e drejtë themelore e njeriut; e drejta e fesë - i pari amendament i Kushtetutës së SHBA-ve. Mbrojtja e lirisë fetare ka rëndësi të dorës së parë. Për SHBA-të, është bazë e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut. Shprehet kështu Callista Gingrich, ambasadore e SHBA pranë Selisë së Shenjtë, në përshëndetjen e hapjes së seminarit ndërdisplinor  “Women, faith and Culture”(Gratë, feja dhe kultura), që vijon në Farnesina, me nismë të “International Foundation for Interreligious and Intercultural Education”.

Ambasadorja amerikane kujtoi kremtimet e 20-vjetorit të nënshkrimit të ligjit mbi lirinë fetare që, në këto 20 vjet, është bërë komponent kritik i politikës amerikane, edhe pse i kundërvihen akoma një mori sfidash. Në botë miliona njerëz vijojnë të pësojnë dhunë e persekutime për besojmën e tyre fetare. Pa shkuar shumë larg, këtë e dëshmon qartë atentati në sinagogën  e Pittsburgut.

Të gjithë ne - qeveri, bashkësi fetare, shoqëri civile - duhet të bashkëpunojmë për t’i bërë ballë kësaj krize - theksoi diplomatja amerikane. Departamenti amerikan i Shtetit vijon një program të posaçëm, përmes të cilit vlerëson çdo vit mbojtjen e lirisë fetare në 200 vende. “Gratë e vajzat janë posaçërisht të pambrojtura - vërejti më tej ambasadorja -  duke theksuar se shpërdorimet e toleruara, madje edhe të kryera në emër të fesë, në të vërtetë janë fyerje e rëndë për vetë fenë. Nuk mund të justifikohen! Kur qeveritë e respektojnë dhe e mbrojnë fenë - edhe të drejtat e grave gjejnë dalazotës e mbrojtës  që ndikojnë fuqimisht në inkurajimin dhe në zhvillimin e tyre”.    

 

16 nëntor 2018, 16:17