Cerca

Vatican News

Papa në vendet baltike: video me këngën zyrtare "Jezu Krishti, shpresa ime"

Muzika që shoqëron takimin e Papës Françesku me të rinjtë në Vilnius, të shtunën më 22 shtator, do të jetë kënga “Jezu Krishti, shpresa ime", kompozuar nga autorët lituanezë

R.SH. - Vatikan

Takimi i Papës Françeskut me të rinjtë në Vilnius, të shtunën më 22 shtator, do të shoqërohet nga kënga “Jezu Krishti, shpresa ime" (Kristus Jėzus – mano viltis),  kompozuar nga autorët lituanezë David Hedin dhe Julius Vaicenavičius . Gjithashtu është prodhuar edhe një video që "paraqet jetën e përditshme e njerëzit e zakonshëm dhe flet për Kishën në Lituani sot", shpjegon një njoftim. Drejtuar nga Armas Rudaitis, sillet rreth disa figurave që janë "dëshmitarë të shpresës": Gintare Rugpjutis, një udhëtare e re, Liucija Vaicenavičiutė, një nxënëse, Don Mozen Mitkevičius, i Caritasit të Kryedioqezës së Vilnius-it, dhe Motra Viktorija, përgjegjëse për shkollat katolike.

Në video-klip shfaqet edhe Irena Saulute Valaitytė-Spakauskienė, një grua e moshuar e cila, cila kur ishte fëmijë, qe internuar në Siberi me nënën dhe vëllain e saj, historia e së cilës ka frymëzuar romanin  e shkrimtares amerikane me origjinë lituane, Ruta Sepetys “E kishin fikur edhe hënën”. "Kënga Jezu Krishti, shpresa ime, është tashmë popullarizuar shumë te komunitetet dhe këndohet në ngjarje të ndryshme", tregojnë nga Vilnius.

"Tekstet dhe atmosfera flasin për shpresën, që është mesazhi kryesor i takimit dhe i vizitës së Papës. Autorët donin të shkruanin një këngë që do të bashkonte të gjithë të rinjtë e Lituanisë".

18 shtator 2018, 17:39