Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Arcangeli Michele, Gabriele e Raffaele Arcangeli Michele, Gabriele e Raffaele 

Më 29 shtator Kisha katolike përkujton Kryeengjëjt Mëhillin, Gabrielin e Rafaelin

Me 29 shtator Kisha na fton të bashkojmë zërat në korin e engjëjve në festën e Kryeengjëjve Mikelit, që do të thotë ‘Kush është si Zoti’; Gabrielit që do të thotë ‘forca e Hyjit’ e Rafaelit që do të thotë ‘ilaçi i Zotit’.

R.SH. - Vatikan

Më 29 shtator, Kisha katolike përkujton tre Kryeengjëjt: Mikelin (ai që ndihmon), Gabrielin (ai që mbron) e Rafaelin (ai që shëron) për të cilët flitet qartë në Shkrimin Shenjt, ku shënohen edhe detyrat që kryejnë: Kryeengjëlli Mikel është kryetari i aradheve qiellore; Gabrieli është lajmëtar e Rafaeli, prijës i shtegtarëve. Kulti i kryeengjëllit Mikel fillon që në shekujt e parë të historisë së krishterimit. Perandori Kostandini ngriti për nder të tij një shenjtërore në bregun e Bosforit, në tokën evropiane, ndërsa Justiniani - një shenjtërore tjetër në bregun e përtejmë.

Data 29 shtator na kujton edhe shugurimin e Kishës kushtuar Shën Mikelit në shekullin V, në rrugën romake Salaria. Kremtimi i kësaj feste u përhap me shpejtësi si në lindje, ashtu edhe në perëndim. Në Romë iu kushtua mauzoleu i famshëm i Adrianit, i cili njihet prej kohe me emrin Kështjella e Shën Engjëllit.

Me njërin nga Kryeengjëjt, e pikërisht me Kryeengjëllin Gabriel, lidhet ngushtë edhe Radioja e Vatikanit e përgjithësisht mediat, puna jonë si lajmëtarë të Ungjillit përmes valëve të eterit: Kryeengjëlli Gabriel, që i dha Virgjërës Mari lajmin e madh të shëlbimit, duke u bërë kështu i pari komunikator - pa mikrofon e pa internet - mjete për të cilat Kryeengjëjt s’kanë fare nevojë, natyrisht - është Pajtori ynë qiellor dhe i të gjithë atyre që  janë të impenjuar në fushën aq të rëndësishme të komunikimit.

29 shtator 2018, 09:42