Kërko

2018-01-31 interno abbazia vetrate 2018-01-31 interno abbazia vetrate 

Shenjtorët e javës 15 - 21 korrik

Nga Ungjilli e kësaj së diele mësojmë se se Jezusi i dërgon dishepujt e tij në mision, për t’u sjellë Lajmin e Mirë të gjithë njerëzve. Pasi i zgjodhi dhe thirri dishepujve e vet, tani Jezusi ua beson misionin e kumtimit të Ungjillit dhe i dërgon dy nga dy për ta përjetuar predikimin e Lajmit të Mirë në territoret e afërta. Kështu dëshiron ta ruajë Kishën nga çdo protagonizëm, sepse misioni është më i rëndësishëm dhe më i madh se misionari.

R. SH. - Vatikan

E diel më 15 korrik, Kisha katolike kremton të Dielën 15-të gjatë kishtar, e gjithnjë më 15 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Bonaventurën nga Bagnoregio, ipeshkëv e dijetar i Kishës, teolog e mistik i madh françeskan. Ungjilli i kësaj së diele nga Marku na tregon se Jezusi i dërgon dishepujt e tij në mision, për t’ua sjellë Lajmin e Mirë të gjithë njerëzve. Pasi i ka zgjedhur dhe thirrur dishepujve e vet,  Jezusi tani ua beson misionin e kumtimit të Ungjillit. Prandaj i dërgon dy nga dy për të përjetuar predikimin e Lajmit të Mirë në territoret e afërta. Kështu dëshiron ta ruajë Kishën nga çdo protagonizëm, sepse misioni është më i rëndësishëm dhe më i madh se misionari. Prandaj, Jezusi u kërkon dishepujve disponibilitetin për mision dhe varfërinë për ta çuar drejt plotësimit.

Të hënën më 16 korrik, kalendari kishtar përkujton festën e Zojës së Karmelit, që tradita e Kishës ndër shqiptarë e njeh me emrin Zoja Karmë, Shën Marinë Madalena Postel, virgjër, themeluese e motrave të shkollave të krishtera të mëshirës. Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi është në qendër të gjithçkaje dhe na kërkon ta vëmë mbi gjithçka: mbi prindërit, mbi bijtë e edhe mbi jetën tonë. Vetëm kështu nxënësi bëhet i denjë për Jezusin. Është një kërkesë që s’të lë në paqe, sepse i ngjet shpatës, që pret çdo lidhje.

Të martën më 17 korrik, kalendari përkujton Shën Marçelinën, virgjër, motër e Shën Ambrozit, ipeshkëv; Shën Aleksin e Shën Leonin IV, papë. Liturgjia e ditës na kujton se bashkimi i pakushtëzuar me Jezusin është kushti që duhet përmbushur për t’u shëlbuar. Fati i amshuar i secilit nga ne, lidhet me qëndrimin që mbajmë ndaj Zotit. Krishti na thotë edhe neve “Mjerë ti!”, kur e presim me indiferencë e nuk duam ta kuptojmë se pa Të nuk mund të kemi jetë.

Të mërkurën më 18 korrik, kalendari do të përkujtojë shën Emilianin martir; shën Brunon e Senjit, ipeshkëv dhe shën Federikun. Liturgjia e ditës na kujton se mënyra si sillet Jezusi, e bën t’i ngjasë gjithnjë më shumë shërbëtorit të Hyjit, kumtuar nga Izaia profet: me butësinë e tij i ndihmon njerëzit në mjerimet e tyre fizike e shpirtërore, në sa tashmë kanë nisur të komplotojnë kundër tij.

Të enjten më 19 korrik, kalendari shënon përkujtimin e shën Simakut, papë. Liturgjia e ditës na kujton se Zoti nuk e then kurrë besën e dhënë. Ka premtuar ta shpëtojë njeriun e lodhur e të shtypur dhe e mban premtimin, duke i dërguar Birin e vet, Jezusin. Por paradoksalisht, në sa na shpëton nga barra e mundimeve tona, kërkon të marrim mbi shpinë zgjedhën e tij, kryqin e tij, e ta ndjekim pas, duke na siguruar se kjo barrë bëhet e lehtë në se mësojmë ta mbartim me zemër të butë e të përvujtë, si na mëson Ai.

Të premten më 20 korrik, kalendari kishtar do të përkujtojë shën Apolinarin, ipeshkëv i Ravenës e martir, shën Elinë profet e të shën Aurelin e Kartagjenës. Liturgjia e ditës na kujton se nëse e kalojmë jetën duke besuar Zotin, në Të do të gjetëjmë lirinë e plotë të shpirtit. Shën Elia është pajtor i Berdicës e i Reçit, fshatra pranë Shkodrës, dhe në Krythë afër Ulqinit.

Të shtunën më 21 korrik, kalendari përkujton shën Lorencin nga Brindizi, meshtar kaupuçin doktor i Kishës, shën Prasedian-en romake e shën Ezekielin profet. Liturgjia e ditës na kujton se Zoti e bekon njeriu që jep me gëzim, që di të dhurojë pa shpërblim, pa shikuar kurrfarë interesi, pa pritur që ndokush t’i shprehë mirënjohjen për veprat e mira. I mjafton besimi se Zoti sheh gjithçka

Të dielën që vjen më 22 korrik, Kisha do të kremtojë të dielën e 16-të gjatë vitit, e gjithnjë më 22 korrik, kalendar përkujton shën Maria Madalenë. Liturgjia na kujton se Zoti Jezus në sa na shpëton nga barra e mundimeve tona, kërkon të marrim mbi shpinë tonë zgjedhën e tij, kryqin e tij, e ta ndjekim pas, duke na siguruar se kjo barrë bëhet e lehtë në se mësojmë ta mbartim me zemër të butë e të përvujtë, si na mëson Ai.

15 korrik 2018, 16:28