Versioni Beta

Cerca

VaticanNews
Sant'Antonio di Padova Sant'Antonio di Padova  (© Musei Vaticani)

Kremtimi i festës së Shëna Ndout në Prishtinë

Pjesëmarrje e madhe besimtarësh e shtegtarësh nga vise të ndryshme në Shenjtëroren e Laçit të Sebastes, në Shqipëri, dje më 13 qershor, për festën e djeshme të Shëna Ndout. Po kështu edhe në Gjakovë, prishtinë e vende tjera .

R. SH. - Vatikan

Pjesëmarrje e madhe besimtarësh e shtegtarësh nga vise të ndryshme në Shenjtëroren e Laçit të Sebastes, në Shqipëri, dje më 13 qershor, për festën e djeshme të Shëna Ndout. Po kështu edhe në Gjakovë pati një pjesëmarrje të madhe besimtarësh. Përveç këtyre dy shenjtëroreve të Shëna Ndout në treva shqiptare ka edhe Kisha tjerash famullitare që kanë për pajtor qiellor Shenjtin e mrekullive. Kudo besimtarët morën pjesë me devocion të thellë në kremtimin e Eukaristisë në festën e shëna Ndout, duke iu lutur këtij shenjti për fatet e të dashurve të tyre e për mbarë popullin shqiptar. Kështu u kremtua edhe në Prishtinë, nga ku na njofton Rabie Ibraj...

Kremtimi i festës së Shëna Ndout në Prishtinë

Kremtimi i festës së Shëna Ndout në Prishtinë

Festa e Shna Ndout siç i thotë populli shqiptar ketij Shenjti universal te botes, ketij mrekulliberesi, u kremtua denjesisht edhe ne Kosove.  Ne menyre te veçante kane kremtuar famullia e Gjakovës, e Binçes, Gllogjanit dhe Prishtines te cilat per pajtor e kane te Shenjtin Shna Nue. Kesaj feste i kane paraprire njetet shpirterore te besimtareve te devotshtem per meshet e 13 te marteve te te Shenjtit, shtegetimi ne kishen e njohur te Lacit dhe tri diteshi i Shna Nout.

Por, ti kthehemi kremtimit ne famulline e Prishtines, e cila ishte mbushur plote besimtare te ardhur edhe nga famullite tjera, seminariste, motra dhe nje numer meshtaresh, te cilet i ndihmuan ne bashkemeshim arqipeshkvit te Tivarit tashme ne pension, Imzot Zef Gashi, i cili e udhehoqi celebrimin e kesaj meshe ne nje atmosfere shume festive me lutje, urate e kenge te bukura nga kori i famullise. 

“Vellezer e motra, jemi tubuar sot ketu per ta kremtuar festen e Shna Ndout, ketij Shenjti qe me te madhe e nderon mbare bota, jo vetem ajo katolike e kristiane, por edhe besimtaret e religjioneve tjera, sepse eshte fjala per shenjtin e mrekullive. E, Mrekullia eshte veper qe tejkalon ligjet natyrore, eshte veper ekskluzivisht e Zotit dhe e miqve te tij, siq ishte Shen Andou i cili diti qe jetes ti ia jep kuptimin e plote” tha ne fillim te predikimit imzot Zef Gashi.

E, sipas imzot Zefit, kuptimi i plote i jetes, eshte se jeta jone eshte dhurate e Zotit!. Eshte diçka e paperseritshme, eshte diçka madheshtore, prandaj siq tha, nuk mund te jemi aq te papergjegjshem ndaj vetevetes, nuk duhet te lejojme qe jeta jone, te jete e pafrytshme, e pa vlera dhe pa padomethenie.

 “Qe kjo mos te ndodh, ne te gjithe duhet te kemi kujdes ndaj jetes tone. E, per ta vleresuar mire jeten, kete dhurate te cmuar qe e kemi prej Zotit, i kemi udherrefim te Shenjtit. Ne kete feste sot qe po e kremtojme kemi rast te mire qe te nxjerrim mesim per jeten, sepse Shenjteria e Shen Andout dhe  Shenjterve te tjere eshte shkolle e drite per ne, porositi mes tjerash imzot Zef Gashi.

Me pas, famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi falenderoi perzemersisht imzot Zef Gashin per gatishmerine e tij qe ta celebroi kremtimin e kesaj feste, per te cekur ne vazhdim gjurmet baritore te tij ne famulline e kryeqytetit. “Per ata qe jane me te rinj e nuk e din, imzot Zef Gashi, pas nje kohe te gjate, ka qene famullitari i pare shqiptar ne famulline e Prishtines, i cili ka sherbyer prej vitit 1970 e deri ne 1992 duke lene gjurmet e tij baritore, per te qene shembull i mire, dhurate e trashegimi per gjeneratat tona dhe per famulline ne kryeqytet e cila po rritet cdo dite”, tha dom Fatmiri.

Me te mbaruar mesha, besimtaret e ngazëllyer rrethuan figurën e Shna Nout duke e prekur e lutur qe t’ju ndihmoj per hallet e problemet e ndryshme qe kane, ndersa te tjeret uronin njeri tjetrin “Te ndihmofte Shna Nou!”.

Me respekt, Mrika

14 qershor 2018, 14:49