Versioni Beta

Cerca

VaticanNews
 Kosovë: procese gjyqësore Kosovë: procese gjyqësore  (AFP or licensors)

BE-Kosova: rol i ri për misionin Eulex në Prishtinë

Ndryshon mandati i misionit evropian mbi statusin e së drejtës Eulex në Kosovë, pas vendimit të sotëm të Këshillit të Bashkimit Evropian.

R. SH. Vatikan

Nga 14 qershori, Eulex nuk do të merret më me pjesën gjyqësore ekzekutive e, prej këndej, nuk do të jetë përgjegjës për lëshimin e vendimeve përfundimtare për çështjet e disa proceseve të veçanta. Detyra për të gjitha hetimet, masat penale dhe ato gjyqësore të transferuara, do t’u besohet institucioneve kosovare.

Misioni, i ngritur 10 vjet më parë, që do të vijojë të kujdeset për procese të caktuara, do të luajë rolin e këshilltarit për sistemin e burgjeve vendore dhe do të japë mbështetje operative për normalizmin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Veç kësaj, Eulex do të vijojë - shpjegon një notë e Brukselit – të kryejë disa detyra, ndërmjet të cilave, atë të mbrojtjes së dëshmitarëve, të mbështetjes së seksioneve të specializuara të prokurorisë, si dhe të promovimit të sigurisë, përkrah institucioneve kosovare.

Mandati i ri do të zgjasë dy vjet, me një bilanc të kombinuar, prej 169,8 milionë eurosh. Selia e misionit është në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Eulex nisi të punojë në vendin ballkanik pas shpalljes së pavarësisë, më 2008, për t’i ndihmuar autoritetet vendase të ngrenë shtetin e së drejtës.

 

08 qershor 2018, 19:49