Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Cardinale albanese Ernest Simoni con Majlinda Dodaj Cardinale albanese Ernest Simoni con Majlinda Dodaj 

“Persekutimin e Kishës në Shqipëri” në dëshminë e Kardinalit Ernest Simoni

“Persekutimi i Kishës në Shqipëri” në dëshminë e Kardinalit shqiptar Ernest Simoni, nesër, më datën 16 maj, në ora 16.30 në Universitetit Papnor Gregoriana në Romë. Ky argumenti i një Konference organizuar nga kreu i misionit diplomatik i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, znj. Majlinda Dodaj në bashkëpunim me Rektorin e Universitetit Gregoriana, jezuitin atë Nuno da Silva Gonçalves.

R.SH. - Vatikan

“Persekutimi i Kishës në Shqipëri” në dëshminë e Kardinalit shqiptar Ernest Simoni, nesër, më  datën 16 maj, në ora 16.30 në Universitetit Papnor Gregoriana në Romë. Ky argumenti i një Konference organizuar nga kreu i misionit diplomatik i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, znj. Majlinda Dodaj në bashkëpunim me Rektorin e Universitetit Gregoriana, jezuitin atë Nuno da Silva Gonçalves dhe Dekanin e Fakultetit të Historisë e të Thesarit Kulturor të Kishës, atë Marek Inglot.

Në konferencë do të marrin pjesë studentët e Universitetit Gregoriana, ambasadorët e vendeve të ndryshme të akredituara pranë Selisë së Shenjtë e të gjithë ata që janë që duan ta njohin, përmes një dëshmitari të gjallë si kardinali Ernest Simoni, kalvarin e popullit shqiptar, persekutimin e komuniteteve fetare dhe posaçërisht martirizimin e Kishës katolike gjatë periudhës së regjimit ateist komuniste në Shqipëri.

Në takim me klerin shqiptar, më 21 shtator 2014, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Papa Françesku duke dëgjuar dëshminë e dom Ernest Simonit mbi kalvarin e popullit e të Kishës katolike në Shqipëri, u përlotë, sepse, siç do të thoshte më pas në bisedë me gazetarë në avion gjatë kthimit të tij në Romë, “të dëgjosh një martir që flet për persekutimin e vet, është tronditëse! Besoj se të gjithë ne që ishin aty, jemi prekur dhe emocionuar: të gjithë. E ata dëshmitarë flisnin thua se po flitej për dikë tjetër, natyrshëm, me përvujtëri. Mua më ka bërë mirë, kjo!”

Konferenca do të drejtohet nga gazetari i së përditshmes italiane kishtare “Avvenire”, Mimmo Muolo, i cili e njeh nga afër historinë e Shqipërisë dhe jetën e kardinalit Simoni, siç e dëshmon edhe libri tij Don Ernest Simoni: nga puna e detyruar në takimin me Papën Françesku”.

Një tjetër temë e konferencës së nesërme është “Liria fetare gjatë dhe pas rënies së komunizmit në Shqipëri”, për çka do të flasë vetë kreu i misionit diplomatik të Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, znj. Dodaj.

E po kujtojmë se gjatë vizitës së 21 shtatorit 2014, në homelinë e Meshës, kremtuar në sheshin Nënë Tereza, në Tiranë, Papa Françesku e kujtoi periudhën e diktaturës komuniste, duke thënë mes tjerash: se “Pati edhe vende që ia mbyllën derën Zotit dhe ndaluan besimin. Edhe vendi juaj u mbyll me vargonjtë e mohimit. Ata u përpoqën kot ta nxjerrin Zotin nga zemrat e njerëzve dhe donin t'i frikësonin besimtarët”. "Në shekuj të gjitha besimet janë persekutuar në këtë vend", theksoi Ati i Shenjtë Françesku. “Shqipëria ka qenë tokë martirësh, shumë ipeshkvij, meshtarë e besimtarë e paguan me jetë besimin e tyre në Krishtin Zot. Nuk munguan aktet sakrifikuese, por ata nuk u përulën përballë kërcënimeve. Zoti ishte pranë jush dhe ju mbajti në këmbë. Shqiponja në flamurin e Shqipërisë jep shenjën e shpresës. Zoti është pranë nesh në çaste të vështira” - tha Papa Bergoglio e shtoi: “Sot portat e Shqipërisë janë të hapura. Kam ardhur t'ju mbështes e t'ju jap shpresë. Fluturoni lart, si shqiponja, por mos e harroni folenë".

Po t’i kthehemi Konferencës së nesërme për çka në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News flet znj. Majlinda Dodaj....

kthehemi Konferencës së nesërme për çka në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News flet znj. Majlinda Dodaj....

 

15 maj 2018, 16:44