Card. Víctor Manuel FERNÁNDEZ Card. Víctor Manuel FERNÁNDEZ

Kard. Fernandez, 'Papa na shtyn të kemi guxim për të dashur, kjo vlen për të gjithë'

Në qendër të shumë polemikave, siç ishte e parashikueshme, të dokumentit “Fiducia supplicans” i cili hap mundësinë e bekimeve për çiftet gay dhe çiftet de facto, Kardinali Fernández, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Doktrinën e Fesë citon fjalët e Papës “duhet guxim për të ecur, për të shkuar më tej. Është çështje dashurie. Duhet guxim për të dashuruar. Vetëm ata që duan ecin dhe mund të ecin përpara”.

R.SH. / Vatikan

Në qendër të shumë polemikave, siç ishte e parashikueshme, dhe nën zjarrin e ultrakonservatorëve, pas botimit, dokumenti i Dikasterit të Vatikanit për Doktrinën e Fesë “Fiducia supplicans” i cili hap mundësinë bekimeve për çiftet gay dhe çiftet de facto, Kardinali Victor Manuel Fernández, prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, ka reaguar në mënyrë implicite ndaj sulmeve duke marrë një fragment nga fjalimi tradicional që Papa Françesku ia drejtoi sot Kuries romake me rastin e shkëmbimit të urimeve të Krishtlindjes:

Duhet guxim për të ecur, për të shkuar më tej. Është çështje dashurie. Duhet guxim për të dashuruar. Më pëlqen të kujtoj reflektimin e një prifti të zellshëm për këtë temë, që mund të na ndihmojë edhe ne në punën tonë si Kurie romake. Ai thotë se është e vështirë të rindezësh prushin nën hirin e Kishës. Vështirësia sot është ajo për të përcjellë pasionin tek ata njerëz që tashmë e kanë humbur atë prej kohësh. Gjashtëdhjetë vjet pas Koncilit Dytë Kishtar të Vatikanit, ende debatohet për ndarjen midis "progresivëve" dhe "konservatorëve", por dallimi as ndryshimi nuk është ky: dallimi qendror është midis " atyre që janë të dashuruar" dhe "atyre që janë mësuar tashmë kështu". Ky është ndryshimi. Vetëm ata që duan ecin dhe mund të ecin përpara”. Papa Françesku, në fjalën e tij me rastin e shkëmbimit tradicional të urimeve të Krishtlindjes, me anëtarër e Kuries Romake, tregon tre folje: dëgjo, dallo dhe ec. Dhe i thotë jo formalizmave, ideologjive dhe ngurtësisë.

21 dhjetor 2023, 15:31