Muzetë e Vatikanit. Kulmi i Ungjillit
R.SH. / Vatikan
“Të shpallësh Krishtin do të thotë të dëshmosh se të besosh në Të dhe ta ndjekësh nuk është thjesht sjellje e vërtetë dhe e drejtë, por edhe e bukur! Zemra e Ungjillit është bukuria e dashurisë shëlbuese të Zotit, shprehur nga Jezu Krishti i vdekur dhe i ringjallur”. Frymëzuar nga këto fjalë të Françeskut, bashkëpunimi i Muzeve të Vatikanit me Vatican News vazhdon nga Kreshmët deri në Tetëditshin e Pashkëve: mund të shijojet kështu bukuria e kryeveprave të koleksioneve papnore, shoqëruar me fjalët e Papëve.
“Ky është kulmi i Ungjillit, është Lajmi i Mirë “në shkallën më të lartë”: Jezusi, i kryqëzuari, u ringjall! Kjo ngjarje është në bazë të besimit dhe të shpresës sonë: nëse Krishti nuk do të ishte ringjallur krishterimi do ta humbiste vlerën; i gjithë misioni i Kishës do ta shteronte shtytjen, sepse aty nisi e aty edhe riniset përsëri. Mesazhi që të krishterët i sjellin botës, është: “Jezusi, Dashuria e mishëruar, vdiq në kryq për mëkatet tona, por Zoti Atë e ringjalli dhe e bëri Zot të jetës dhe të vdekjes. Në Jezusin, dashuria ngadhënjeu mbi urrejtjen, mëshira mbi mëkatin, e mira mbi të keqen, e vërteta mbi gënjeshtrën, jeta mbi vdekjen".
(Papa Françesku – Mesazhi Urbi et Orbi për Pashkët 2014)
#bukuria na bashkon
instagram: @vaticanmuseums @vaticannews
facebook: @vaticannews