Kardinali Jean-Claude Hollerich Kardinali Jean-Claude Hollerich

Hollerich, relatori i përgjithshëm i Sinodit të ardhshëm të Ipeshkvijve

Papa Françesku cakton kardinalin luksemburgez në detyrën e relatorit të përgjithshëm të Asamblesë me temë “Për një Kishë sinodale: bashkimi, pjesëmarrja dhe misioni”. Ai do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Zakonshëm në përgatitje për Sinodin e ardhshëm të Ipeshkvijve

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku cakton kryeipeshkvin e Luksemburgut, kardinalin Jean-Claude Hollerich, relator të përgjithshëm të Asamblesë XVI të Sinodit të Ipeshkvijve. Kardinali është aktualisht kryetar i Komisionit të Konferencave Ipeshkvnore të Bashkimit Evropian (COMECE). Tani, ai do të marrë pjesë në takimet e Këshillit të Zakonshëm në përgatitje të asamblesë së ardhshme me temë “Për një Kishë sinodale: bashkimi, pjesëmarrja dhe misioni”.

Lindur në Differdange të Luksemburgut, më 9 gusht 1958, kardinali Hollerich hyri në vitin 1981, në Shoqërinë e Jezusit, ku u shugurua meshtar më 1990. Profesor në universitete të ndryshme, më 12 korrik 2011, Papa Benedikti XVI e emëroi kryeipeshkëv të Luksemburgut. Më 6 tetor të po atij viti, u shugurua ipeshkëv.

Në vitin 2018, u caktua në krye të Comece-së dhe më 1 shtator 2019, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku njoftoi krijimin e tij si kardinal në koncistorin e 5 tetorit. Është kardinali i parë me origjinë luksemburgeze.

08 korrik 2021, 14:42