Vdiq kardinali Cornelius Sim. Françesku: “Shërbëtor besnik i Ungjillit”

Papa e kujton, në një telegram, kardinalin e parë të Vikariatit apostolik të Bruneit, që ndërroi jetë në moshën 69 vjeç, në një spital të Taivanit. Vitin e kaluar u krijua kardinal, por Covid-19 e pengoi të niset drejt Romës, për Koncistorin.

R.SH. - Vatikan

Thirrje e “vonë”, pas “thirrjes” së parë, për të studiuar inxhinierinë e për t’u vënë, më pas, në shërbim të Kishës. Kardinali Cornelius Sim ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare, pasi luftoi me një sëmundje të rëndë, e cila e ngujoi në krevat që kur u shtrua në spital, më 8 maj, në Chang Gung Memorial Hospital të Taiwan-it.

Bashkësia e vogël katolike, që drejtonte, është shumë e pikëlluar për humbjen e këtij njeriu,  të angazhuar plotësisht në pëhapjen e Ungjillit, me pasionin e drejtuesit të parë të Vikariatit apostolik të Bruneit, perandori e vogël tropikale e Borneo-s, tejet e pasur me naftë e me dalje në Detin Jugor Kinez. Inxhinieri-teolog, për Papën ishte dhuratë mariane bërë grigjës së Bruneit.

29 maj 2021, 20:21