“Një muaj me Marinë”: familja që lutet, nuk shembet

Më 9 nëntor 1958 Papa Gjoni XXIII u duk në dritaren e Pallatit Apostolik e, për herë të parë, kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot me besimtarët e pranishëm në Shesh. Që aso kohe kjo lutje u bë e zakonshme, ritual, që tashmë përsëritet çdo të diel. Papa i Mirë, me këtë rast, shprehu gjithë devocionin për Marinë, që i qe ngulur në shpirt që në prehërin e nënës.

R. SH. - Vatikan

Më 9 nëntor 1958 Papa Gjoni XXIII u duk në dritaren e Pallatit Apostolik  e, për herë të parë, kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot me besimtarët e pranishëm në Shesh. Që aso kohe kjo lutje u bë e zakonshme, ritual, që tashmë përsëritet çdo të diel. Papa i Mirë, me këtë rast, shprehu gjithë devocionin për Marinë, që i qe ngulur në shpirt që në prehërin e nënës.  Duke iu drejtuar besimtarëve, pati thënë: “Kur binte kumona, që lajmëronte agimin e ditës së re, nëna ime niste, menjëherë lutjen e Engjëllit! Ndonëse detyroheshim të flinim në dyshekë kashte e të hanim çkado, në këtë shtëpi ndjehej gjithnjë e fort, fryma e dashurisë së Zotit. E çdo gëzim buronte nga Rruzarja.

Një nga fjalimet më të famshme

Comastri kujton edhe datën e paharrueshme 11 tetor 1962. Atë natë hapej Koncili II i Vatikanit. Në Sheshin e Shën Pjetrit qe mbledhur një turmë vigane për një lutje me qirinj ndezur. E Papa i mirë  deshi t’i drejtonte  kësaj turme një fjalë përshëndetjeje. Me rruzaren në dorë, shqiptoi fjalimin më të famshëm, që mbeti në histori me emrin “fjalimi i hënës”, sigurisht i frymëzuar nga Maria - pohon kardinali.

E duhet kujtuar edhe një protagoniste tjetër e Historisë së Kishës të shekullit të kaluar, pohoi më pas. Ndërmjet protagonistëve të historisë së Kishës në këtë shekull, kujtohet gjithnjë Nënë Tereza, motra që nuk u nda kurrë nga rruzarja. “Nana ime ushqehej me Rruzaren” - pati  pohuar Shenjtorja e Madhe  shqiptare, e rritur nën një regjim ateist!

E Komastri nuk mund të mos kujtonte edhe Gjon Palin II, një nga të devoçmit më të zjarrtë të Marisë, feja a papërshkrueshme e të cilit u formua pikërisht në gjirin e familjes, ku lindi e ku tha “falemimrinë” e parë.

19 maj 2021, 15:13