Dialogu ndërfetar: nesër një uebinar mbi dokumentin "dialogu dhe kumtimi"

Një deklaratë e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar informon se nesër, mё 19 maj, do të mbahet një uebinar me rastin e 30-vjetorit të dokumentit “Dialogu dhe kumtimi”, i cili, në vitin 1991, ofronte kornizën teologjike për zhvillimin e marrëdhënieve midis të krishterëve dhe anëtarëve të traditave fetare.

R.SH. - Vatikan

Nesёr mё 19 maj 2021 bie XXX  vjetori i dokumentit "Dialogu dhe Kumtimi. Reflektime dhe Orientime mbi Dialogun Ndërfetar e Shpalljen e Ungjillit të Jezu Krishtit", i 19 majit 1991, botuar së bashku nga Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar (PCDI) dhe nga Kongregata e Vatikanit për Ungjillëzimin i Popujve (CEP). Përvjetori do të shёnohet me një webinar që do të mbahet në ora 10 (CET) mbi temën: "Dialogu dhe Kumtimi, tridhjetë pas".

Pas fjalёs sё mirëseardhjes tё kardinalit Miguel Ángel Ayuso Guixot, president i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar – thuhet nё një njoftim - do të flasë kardinali Michael L. Fitzgerald, presidenti nderi i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, ndërsa përfundimet e takimit i janë besuar kardinalit Luis A. Tagle, prefekt i Kongregatёs sё Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve.

Kontribute të tjera do të ofrohen nga anëtarët e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, profesorë dhe studiues ekspertë të fushёs, të cilët do të shqyrtojnë pritjen dhe zbatimin e dokumentit "Dialogu dhe kumtimi” në kontekste të ndryshme gjeografike, për të paraqitur gjendjen aktuale në fushёn e dialogut ndërfetar.

18 maj 2021, 14:59