Internatinal Marconi Day: radioamatorët festojnë Radio Vatikanin

Simpatizantët e valëve të radios në të gjithë Italinë, lanë takim në qendrën e transemtimit të Santa Maria di Galeria, me rastin e ditës së 30-të kushtuar shpikësit gjenial, me emrin e të cilit u pagëzua lokali i ri teknologjik “Disaster Recovery”, për të mbrojtur arkivin e Dikasterit për Komunikimin.

R. SH. - Vatikan

H si Holy See, Selia Shenjte; VI, si Vatikani, CN, si pjesë e siglës personale të Domenico Pettit, teknik i Radio Vatikanit. Shkronja e numra, që formojnë emrin HHVICN, sigël  e stacionit radioamatorial të Shtetit të Qytetit të Vatikanit në vitet ’50, që përdorej në mesazhet e radioamatorëve, mbledhur sot paradite në Qendrën transmetuese të Radio Vatikanit, në Santa Maria di Galeria, për të kremtuar edicionin e tridhjetë të International Marconi Day, kushtuar shpikësit  të radios e themeluesit  të emitentes së Papëve.

Ditë, për kë e do radion

Një “ditë në familje”, me e për kë e do radion, e edhe atë, që e shpiku – kujtoi Paolo Ruffini, prefekt i Dikasterit për Komunikimin, duke nënvizuar kënaqësinë që të ngjall  kremtimi i një ngjarjeje të tillë, në një vend i cili është njëkohësisht qendror dhe periferik i Radio Vatikanit, duke qenë pika prej nga nisen valët, që e çojnë Ungjillin dhe fjalën e  Papëve në të katër anët e botës.

Radioja e preferuar nga Marconi

Ishte rast, që përkonte me 90-vjetorin e Radio Vatikanit, për të kujtuar, siç bëri princesha Elettra Marconi, e bija e shpikësit të madh, se ky ishte stacioni që i pëlqente më shumë babait të saj, ndërmjet gjithë të tjerëve, ndërtuar nga Shkencëtari i madh, Çmim Nobel për Fizikën më 1909. E duhet kujtuar edhe se Elettra Marconi është gjithnjë panë Radio Vatikanit.

Shpresë e dëshmi përme valëve të shkurtëra

“Ishte posaçërisht domethënëse të takoheshim me princeshën Elettra Marconi dhe të birin, Guglielmo, në një nga qendrat nevralgjike të komunikimit të Selisë së Shenjtë” -  pohoi Massimiliano Menichetti, përgjegjës i Radio Vaticana/Vatican News. “Është një nga qendrat që çon shpresën e Ungjillit dhe fjalën e Papës në botë”.

Përurohet “Disaster Recovery” me emrin  Marconi

Paradite u përurua edhe një lokal i vogël teknologjik bremda qendrës, pikërisht me emrin e Guglielmo Marconit. Quhet “Disaster Recovery” dhe do të ruajë një kopje  të trashëgimisë informative dixhitale të Dikasterit për Komunikimin dhe enteve të grupuara, që u bekua nga imzot Marcello Sanchez Sorondo, kancelar i Akademisë Papnore të Shkencave.

25 prill 2021, 15:32