2021.03.15 Alessandro Cardelli e Mirko Dolcini Capitani Reggenti  della Repubblica di San Marino 2021.03.15 Alessandro Cardelli e Mirko Dolcini Capitani Reggenti della Repubblica di San Marino 

Papa pret Kapitenët Regjentë të San Marinos: në qendër, Covid dhe vaksinat

Papa Françesku priti sot në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kapitenët Regjentё të Republikës së San Marino-s, Alessandro Cardelli dhe Mirko Dolcini, të cilët më pas u takuan me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit. Nё qendёr bisediemeve emergjenca shëndetësore Covid dhe programi aktual i vaksinimit.

R. SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë Françesku priti sot në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos, Alessandro Cardelli dhe Mirko Dolcini, të cilët më pas takuan Sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Pietro Parolin, se bashku me Sekretarin vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher. Lajmi u dha nga Salla e Shtypit të Vatikanit.

Gjatë bisedave të përzemërta, u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së San Marinos. U fol për disa çështje ndërkombëtare me interes të përbashkët, si marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe perspektivat e diplomacisë shumëpalëshe.

Vëmendje e veçantë iu kushtua emergjencës shëndetësore dhe programit aktual të vaksinimit në Republikën e San Marinos, politikave familjare dhe mbështetjes së lindjeve, si dhe çështjes së emigracionit dhe korridoreve humanitare. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare.

15 mars 2021, 14:44