SUOR ALESSANDRA SMERILLI, 2019.02.27 SUOR ALESSANDRA SMERILLI, 2019.02.27 

Motra Smerilli nënsekretare e re e dikasterit tё Vatikanit për Zhvillimin e gjithanshëm Njerëzor

E emëruar nga Papa në një post të rëndësishëm, ekonomistja Saleziane motra Smerilli flet për rëndësinë e ndërthurjes së Ungjillit me ekonominë dhe nënvizon angazhimin e Selisë së Shenjtë për të ndihmuar të dalim më tё mirë nga kriza që po përjetojmë për shkak të Covid-19.

R.SH. - Vatikan

Ekonomiste e vlerësuar, Motёr Alessandra Smerilli, 47 vjeç, rregulltare e Bijave të Marisë Ndihmëtare, Saleziane e Dom Boskut, qё sot është e thirrur në një detyrë të re. Papa Françesku e ka emëruar nënsekretare të Dikasterit tё Vatikanit për Nxitjen e Zhvillimit tё Gjithanshëm Njerëzor për sektorin  Fe dhe Zhvillim.

Në biografinë e saj, një doktoraturё në Ekonominё politike pranё Universiteti ‘La Sapienza’ nё Romë dhe një doktoraturё tjetër në Ekonomi pranё East Anglia University Nowrich (Britania e Madhe). Motёr Alessandra Smerilli është profesorësh e rregullt e Ekonomisë politike në Fakultetin Papnor të Shkencave të Edukimit "Auxilium" në Romë.

Angazhimi në Kishë e ka çuar të jetë pjesë e Komitetit Shkencor dhe organizatore e Javëve sociale të Katolikëve në Itali, që nga viti 2019 ështё Këshilltare e Shtetit të Vatikanit dhe nga marsi i vitit 2020 koordinatore e Task force e Ekonomisё së Komisionit të Vatikanit për Covid-19, themeluar nga Papa Françesku. Ndër librat e saj: “Donna Economia. Dalla crisi una nuova stagione di speranza” (Gruaja Ekonomia. Nga kriza një stinё e ri shprese”).

24 mars 2021, 13:14