2020.01.16 Rapporto persecuzioni dei cristiani OpenDoors WWL2020  2020.01.16 Rapporto persecuzioni dei cristiani OpenDoors WWL2020  

Imzot Jurkovič: liria fetare është një e drejtë universale, qё duhet të mbrohet

Mbrojtja e lirisë fetare dhe besimit të të gjitha grupeve e komuniteteve: kjo është thirrja qё bёri nga Kryeipeshkvi Imzot Ivan Jurkovič, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve Bashkuara në Gjenevë.

R.SH. - Vatikan

"Në skenarin aktual, tё karakterizuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, në të cilin edhe liria fetare gjithnjë e më shumë po cenohet, krahas mbrojtjes sё jetës sё njerëzve, është thelbësore që autoritetet civile të marrin përsipër dhe të respektojnë e tё mbrojnë edhe lirinë e fesë ose tё besimit, si një dimension tё dinjitetit të personit njerëzor ”:  kështu pohoi Kryeipeshkvi Imzot Ivan Jurkovič, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve tё Bashkuara në Gjenevë, më 4 mars, në seancën e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Në veçanti, Imzot Ivan Jurkovič iu referua Raportit të paraqitur nga Raportuesi Special mbi lirinë e fesë dhe besimit, duke vërejtur "me shqetësim fushën e kufizuar" të temës së zgjedhur, përkatësisht "Urrejtjen anti-myslimane / Islamofobinë".

Merrni parasysh të gjitha grupet fetare, jo vetëm disa

"Selia e Shenjtë nuk mund të mos dёnoj faktin që Raporti nuk e konsideron në mënyrë tё duhur kontekstin e persekutimit të të gjithë njerëzve besimtarё, ose të asnjë besimi - theksoi Imzot Jurkovič - Sigurisht, të gjitha veprimet e urrejtjes fetare, diskriminimit dhe persekutimit duhet të dënohen ashpër , madje edhe kundër myslimanëve ".  Sidoqoftë, shtoi prelati, duke pasur parasysh "universalitetin e lirisë fetare të miratuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut", vendimi për të "kufizuar argumentin e Raportit një grupi të caktuar fetar, pa iu referuar shumë të tjerëve mund të përfaqësoj një ndryshim thelbësor në qasjen metodologjike ".

Jo diskriminimit

Nëse ky ndryshim do të zbatohej, përsëriti Vëzhguesi i Përhershëm i Vatikanit pranë Kombeve tё Bashkuara në Gjenevë, kjo nuk do të çonte në "zvogëlimin e profilizimit negativ dhe stigmatizimin e grupeve të tilla", por përkundrazi do tё çonte drejt njё "rreziku real përçarëses, për të lehtësuar  kёshtu një  mentaliteti  'ne' kundër  'atyre ". Në fakt, shpjegoi më tej prelati, "çdo legjislacion ose praktikë që përjashton një grup specifik të bazuar, të paktën pjesërisht, mbi kriteret fetare, përfaqëson një formë tё mprehtë diskriminimi, pavarësisht nga efektet e parashikuara ose nga rezultati real i ligjeve ose praktikave të tilla ".

Liria fetare, një e drejtë themelore dhe universale e njeriut

Për këtë arsye, kryeipeshkvi Imzot Ivan Jurkovič  shprehu "shqetësimin e thellë": sepse një Raport që "duhet të mbrojë të drejtën themelore dhe universale të njeriut të lirisë sё fesë ose tё besimit, në të vërtetë u përqendrua në një grup të vetëm fetar duke përjashtuar të tjerët, me rrezikun e polarizimit të komunitetit ndërkombëtar dhe krijimin e akoma më shumë tё konflikteve ", duke “rrezikuar më tej " vetë të drejtat që Këshilli i OKB-sё" duhet t’i promovojë dhe t’i mbrojë ".

09 mars 2021, 12:59