Mons. Dario Edoardo Viganò Mons. Dario Edoardo Viganò 

Komunikimi dixhital: imzot Viganò: “Po, Kishës në rrjet, por bashkësitë e krishtera të kthehen rreth Eukaristisë”.

A duhet që Kisha t’i përdorë mjetet shoqërore të komunikimit? E rrjeti, a është mjet asnjanës…? Dario Viganò, zëvendës-kancelar i Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore, vëren: “Ungjilli ndiqet me pasion të madh, kur priftërinjtë e rinj shpikin mënyra të reja për t’u takuar me njerëzit në mjetet e komunikimit. Ka rëndësi që të ‘banohet”’ ky vend, por shpresoj se bashkësitë e krishtera do të rikthehen rreth Eukaristisë. Pa harruar se shpëtimi, sigurisht, nuk vjen nga rrjeti, por nga Zoti”.

R.SH. - Vatikan

A duhet që Kisha t’i përdorë mjetet shoqërore të komunikimit? A është rrjeti mjet asnjanës…? Këtyre pyetjeve u përpoqën t’i japin përgjigje këto ditë referuesit në një webinar, organizuar nga Qendra e Dashurisë së Mëshirshme, me titull: “T’i jepet formë jetës; mëshira dhe njerëzimi në rrjet”. Përsa i përket pranisë së Kishës në rrjet, imzot Dario Viganò, zëvendës-kancelar i Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore, vëren: “Ungjilli ndiqet me pasion të madh, kur  priftërinjtë e rinj  shpikin mënyra të reja për t’u takuar me njerëzit në mjetet e komunikimit. Ka rëndësi që të ‘banohet”’ ky vend, por shpresoj se bashkësitë e krishtera do të rikthehen   rreth Eukaristisë. Pa harruar se shpëtimi, sigurisht, nuk vjen nga rrjeti, por nga Zoti”.

Duke folur për asnjanësinë e mjeteve dixhitale të komunikimit, imzot Viganò kujton  Papën që, në “Lëvduar qofsh”  pohon se  mediat nuk janë anjanëse. Ndërsa - sipas zëvendës kancelarit - kryesisht në “Fratelli tutti” Papa ndalohet sidomos tek rreziqet  e epokës dixhitale: “Ekziston një vizion shumë zhgënjyes. Vëllazërimi universal, që Papa e paraqet si reflektim, has në shumë pengesa: në shkatërrimin e hapësirave individuale, ngulmimin e mjeteve shoqërore, vartësinë prej tyre. Vigano ndalet, pastaj  tek periudha e distancimit shoqëror. “Sot jetojmë në një situatë paradoksale, në të cilën distanca e sigurt është ajo fizike. Po duke harruar se roli i lidhjes është afërsia. Rrejti nuk duhet përfytyruar si ilaç për të gjitha marrëdhëniet”. 

Imzot Dario Viganò kujton edhe Enciklikën e Françeskut, në të cilën nënvizohet: “Ndërlidhja dixhitale nuk mund ta bashkojë njerëzimin. Pandemia shoqërore përkon me pandeminë shoqërore-komunikative. Udha që kemi ndjekur deri tani është: “Në se duam të mbijetojmë, duhet të jemi të aftë për të konkuruar, domethënë, të lidhur me njëri-tjetrin. E kjo shkakton stresin e vëmendjes dhe reduktimin e veprimtarive njerëzore”.

22 shkurt 2021, 13:22