Rregulltari skalabrinian shqiptar, At Aldo Skoda-Pashkja Rregulltari skalabrinian shqiptar, At Aldo Skoda-Pashkja 

At Aldo Skoda-Pashkja: pas diktaturës, të mësojmë artin e bashkëjetesës si vlerë kombëtare

Nga diktatura regjimi komunist në Shqipëri u persekutua kleri në përgjithësi e ai katolik në veçanti, u shkatërruan Tempuj e Zotit, u ndalua liria e besimit fetar, e së bashku me këtë u shkatërruan edhe vlerat e vërteta të traditës shqiptare, e kështu u vendosen themelet e një ferri të vërtetë. Nga fjalimi famëkeq i diktatorit komunist, mbajtur më 6 shkurt 1967, nisi etapa më tragjike e një populli të tërë, atij shqiptar, nisi Kalvari, deri në kryqëzim, por me ndihmën e Zotit edhe deri në ringjallje.

R.SH. - Vatikan

Sot kujtojmë 6 shkurtin e vitit të kobshëm 1967, kur diktatori komunist, Enver Hoxha mbajti fjalimin ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, me të cilin filloi lufta kundër ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”, që shkaktoi persekutimin e të tmerrshëm kundër klerit e komuniteteve fetare, e më vonë solli deri te shpallja, me ligj, e Shqipërisë si vend i parë dhe i vetëm ateist në historinë botërore.

Nga diktatura e ideologjisë komuniste, u persekutua populli dhe kleri në përgjithësi e ai katolik në veçanti, u shkatërruan Tempuj e Hyjit, u ndalua liria e besimit fetar,  u ndalua fjala e lirë dhe së bashku me këtë u shkatërruan edhe vlerat e vërteta të traditës shqiptare, e kështu u vendosen themelet e  diktaturës e të një ferri të vërtetë.

Nga fjalimi famëkeq i diktatorit  komunist të Shqipërisë, mbajtur më 6 shkurt 1967, nisi etapa më tragjike e një populli të tërë, atij shqiptar, nisi Kalvari, deri në gjykim, deri në kryqëzim e, me ndihmën e Zotit, deri në Ringjallje. 

Me rregulltarin skalabrinian shqiptar, At Aldo Skoda-Pashkja, profesor i teologjisë pranë Universitetit Papnor ‘Urbaniana’ në Romë, po e kujtojmë sot përvjetorin e fjalimit të 6 shkurtit 1967, që hapi shtegun e periudhës së kobshme që përjetoi populli shqiptar...

At Aldo Skoda-Pashkja
06 shkurt 2021, 17:48