Mons. Ayuso a Mediatrends e dialogo intereligioso, 2019.04.18 Mons. Ayuso a Mediatrends e dialogo intereligioso, 2019.04.18 

"Interpretimi dhe përgjigjet e të krishterëve e myslimanëve" mbi radikalizmin fetar

Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar, organizoi një webinar më 26 e 27 janar mbi temën: Radikalizmi Fetar: Interpretimi e Përgjigjet e të krishterëve dhe tё myslimanëve. Në kёtё webinar morën pjesë ekspertë e përgjegjës fetarë të krishterë e myslimanë. Konferenca shqyrtoi fenomenin e radikalizmit e tё dhunës fetare, duke studiuar rrënjët e tij, mekanizmat e përhapjes, si dhe përpjekjet e iniciativat e miratuara për të luftuar e parandaluar këtë proces.

R.SH. - Vatikan

Një "dukuri tronditëse" e cila mund tё luftohet e tё ndalet me "kulturën e dialogu dhe tё vëllazërim". Përkufizimi e veprimi i propozuar kanë të bëjnë me radikalizmin fetar, një temë mbi të cilën - informon Zyra e Shtypit të Vatikanit - Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar, ka organizuar të martën mё 26 dhe të mërkurën mё 27 janar, "një webinar ndër-dikasterial jo-publik", tё përqendruar veçanërisht mbi "interpretimi dhe përgjigjet e të krishterëve dhe myslimanëve" ndaj radikalizmit fetar.

Në webinarin jo-publik ndërdikasterial mbi temën: Radikalizmi Fetar: Interpretimi dhe Përgjigjet e të krishterëve dhe tё myslimanëve, morën pjesë ekspertë dhe përgjegjës fetarë të krishterë e myslimanë. Konferenca, lexohet nё njё njoftim pёr shtyp tё Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, shqyrtoi fenomenin e radikalizmit e tё dhunës fetare, duke studiuar rrënjët , mekanizmat e përhapjes, si dhe përpjekjet e iniciativat e miratuara për të luftuar e parandaluar këtë proces.

Takimi është pjesë e punës së përhershme të disa zyrave të Selisë së Shenjtë për të kuptuar këtë fenomen tronditës dhe për të bashkëpunuar në promovimin e një kulture dialogu e vëllazërimi. Në përgatitjen e ngjarjes kontribuuan Sekretaria e Shtetit tё Vatikanit, Kongregata e Selisё sё Shenjtё për Ungjillëzimin e Popujve, Kongregata për Edukimin Katolik, Dikasteri i Selisё sё Shenjtё për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor dhe Instituti Papnor për Studimet Arabe e Islamistikё.

28 janar 2021, 11:21