SPAIN-ACCIDENT-EXPLOSION SPAIN-ACCIDENT-EXPLOSION 

Ngushëllimet e Papёs Françesku për viktimat e shpërthimit në Madrid

Në një telegram drejtuar kryeipeshkvit të kryeqytetit spanjoll, kardinalit Osoro Sierra, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Parolin, Papa lutet për viktimat e të plagosurit dhe ia beson mëshirës sё Zotit, duke shprehur afërsinë dhe dashurinë e tij "pёr të gjithë bijtë e popullit të dashur” spanjoll.

R.SH- Vatikan

Papa Françesku,  dje në mbrëmje, posa u njoftua pёr "lajmin e dhimbshëm të shpërthimit të rëndë që ndodhi në një ndërtesë, në të cilën ishin edhe zyrat e njё famullie kishtare në Calle Toledo në Madrid" që u mori jetën katër personave e plagosi njёmbёdhjetё të tjerë, dërgoi një telegram ngushëllimi, të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit tё Vatikanit Kardinal Pietro Parolin, kryeipeshvit tё kryeqytetit spanjoll, Kardinalit Carlos Osoro Sierra.

Papa ia beson viktimat e të plagosurit mëshirës sё Zotit

Papa, lexohet nё telegramin dërguar kryeipeshvit tё Madridit, "dëshiron t'i përcjellë" kardinalit, klerit dhe të gjithë bijve të dashur të popullit spanjoll, "afërsinë dhe dashurinë e tij në këto momente të vështira". Ati i Shenjtë Françesku ia drejton lutjet  Zotit dhe ia beson në mënyrë të veçantë "mëshirës së Tij tё përjetshme shpirtin e pushimin e amshuar të viktimave, si dhe të plagosurit e familjet e tyre". Së fundi, duke iu drejtuar ndërmjetësimit amënor të Zojës së Bekuar tё Almudenës, Papa "me zemër jep bekimin apostolik ngushëllues, si një shenjë shprese të krishterë nё Zotin e Ngjallur.

 

 

21 janar 2021, 11:16