Vatican News
2019.12.27 Sarajevo - cattedrale - messa di Natale 2019.12.27 Sarajevo - cattedrale - messa di Natale 

Covid, për Krishtlindje meshtarët mund tё kremtojnё deri në katër Meshё

U shpall Dekreti i Kongregatës sё Selisё sё Shenjtё për Kultin Hyjnor me lejen e udhёzimet, nё kohёn e përhapjes sё pandemisë, për të lehtësuar pjesëmarrjen e besimtarëve nё kremtimet liturgjike tё kohёs sё Krishtlindjes. Norma do të jetë e vlefshme edhe pёr 1 janar dhe pёr festёn e Epifanisë mё 6 janar.

R.SH. - Vatikan

Më shumë Meshë për të ndihmuar pjesëmarrjen e besimtarëve nё kremtimet e Krishtlindjes. Kёshtu shkruhet nё dekretin e botuar të mërkurën, mё 16 dhjetor, në faqen e internetit të Kongregatës sё Selisё sё Shenjtё për Kultin Hyjnor, nënshkruar nga Prefekti Kardinali Robert Sarah dhe Sekretari, Kryeipeshkvi Arthur Roche.

"Duke pasur parasysh situatën e shkaktuar nga përhapja mbarëbotërore e pandemisë - pohon teksti latin i kësaj norme - në sajë të sё drejtës që kjo Kongregatё ka nga Ati i Shenjtë Françesku, me kënaqësi i japim Ordinarit tё vendit (Ipeshkvit vendor) - për arsye të zgjatjes së infektimit të përgjithshëm me Covid -19 - për të lejuar këtë vit gjatë periudhës së Krishtlindjes mundësinë e kremtimit deri nё katër Meshё " në Ditën e Krishtlindjes (25 dhjetor), në ditën e Shenjtës Mari Nënës së Zotit (1 janar) dhe ditёn e Epifanisë a nё ditёn e Dёftimit tё Zotit (6 janar), " për meshtarёt që banojnë në dioqezat e tyre, sa herë që e gjykojnë të nevojshme për të mirën e besimtarëve ... "

Sipas Kodit të Ligjit (Drejtës) të Kanunit Kishtar, në rastin e mungesёs sё priftërinjve, ipeshkvi ordinar "mund të lejojë që priftërinjtë, për një kauzë të drejtë, të kremtojnë dy herë në ditë e po kёshtu, nëse e kërkon nevoja baritore, të kremtojnë tri herë të dielave dhe festave tё detyruara". Tre është, pra, numri maksimal.

Tani me këtë dekret të Kongregatës sё Selisё sё Shenjtё për Kultin Hyjnor, dhe vetëm me rastin e këtyre festave shumë të veçanta në kohën e pandemisë, shtohet mundësia e kremtimit të një Meshe tё katërt, nё ditën e Krishtlindjes, nё ditёn e parё të vitit (nё festёn e Marisë, Nënё së Zotit) dhe nё ditёn e Epifanisё, në mënyrë që të shumëfishohen mundësitë që besimtarët të marrin pjesë nё kremtime, gjithmonë në përputhje të plotë me normat ligjore anti-Covid.

17 dhjetor 2020, 10:45