2020.10.11 Rosario dei bambini - Kinderrosenkranz 2020.10.11 Rosario dei bambini - Kinderrosenkranz 

‘Ndihmë pёr Kishën qё Vuan’, më 18 tetor "një milion fëmijë thonë Rruzaren"

Nisma u përshëndet nga Papa Françesku gjatё lutjes sё Engjëllit Tёnzot

R.SH. - Vatikan

Në fund të lutjes sё Engjëllit Tёnzot, kremtuar nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, Papa Françesku kujtoi se të Dielën mё 18 tetor Fondacioni "Ndihmё për Kishën që Vuan" promovon nismën për unitet dhe paqe një milion fëmijë lusin Rruzaren Shenjte. Inkurajoj këtë ngjarje të bukur që përfshin e bashkon fëmijët nga mbarë bota, të cilët do të luten veçanërisht për situatat kritike të shkaktuara nga pandemia ".

Nisma u shpjegua nga vetё fondacioni "Ndihmë për Kishën që Vuan" në një deklaratë. "Objektivat e fushatës së lutjes - nënvizon fondacioni "Ndihmë për Kishën që Vuan" - janë uniteti dhe paqja në botë, së cilave u shtohet edhe lutja për çlirimin nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia". Meqenëse është e Diel, shkollat ​​dhe kopshtet do të kenë mundësi të marrin pjesë nё kёtё nismë tё lutjes sё Rruzares një ditё mё vonë, të hënën më 19 tetor.

“Një krizë në të cilën e gjithë bota ka qenë, e vazhdon të jetë, e ekspozuar ndaj një virusi të padukshëm që ka çuar në vdekje qindra mijëra njerëz, dhe ka shkaktuar dëme tё tmerrshme shoqëroro-ekonomike qё aktualisht janё ende të paparashikueshme. Bota jonë nuk është më e njëjta botë, dhe ajo që deri më tani është konsideruar si e mirëqenë, nuk është më ashtu”, komentoi presidenti ndërkombëtar i fondacionit ‘Ndihmës për Kishën që Vuan’ , Kardinali Mauro Piacenza.

"Dje, në Asizi, u shpall i Lumtur Carlo Acutis, një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar, i dashuruar me Eukaristinë. Ai nuk u mjaftua, nuk qëndroi në rehati tё palëvizshme, por u muar me nevojat e kohës së tij, sepse tek më të dobëtit e mё tё varfrit pa fytyrën e Krishtit. Dëshmia e tij e krishterë u tregon të rinjve tё sotёm se lumturia e vërtetë gjendet duke e vendosur Zotin në radhë të parë dhe duke i shërbyer Atij në vëllezërit tanë, veçanërisht më të fundit e tё prapambeturit. Një duartrokitje për të Lumturin e ri".

12 tetor 2020, 10:14