6-vjetori i vizitës sё parë tё Papës Françesku në një Vend evropian, Shqipëri

6-vjetori i vizitës sё parë tё Papës Françesku në Shqipëri, disa momenteve tё asaj vizite tё veçantë e tё paharrueshme tё Atit tё Shenjtё nё kryeqytet, Tiranë, mё 21 shtator 2014, në fotografitë e l’Osservatore Romano.

R.SH. - Vatikan

Mё 21 shtator 2014 Papa Françesku zgjodhi udhën e Shqipërisë për të vizituar kontinentin e Vjetër - Evropën. E, në Tiranё. Ati i Shenjtë Bergoglio kujtoi se “forca e besimit nё Zotin dhe e çdo komuniteti fetar është dashuria e Hyjit” qё fiton mbi çdo kundërshti e tё keqe. “Memoria e martirëve, që qëndruan besnikërisht në fenё e tyre në Zotin, gjatë diktaturës komuniste, është garanci për të ardhmen e Shqipërisë; sepse gjaku i tyre është farë që sjell frytet e paqes e të bashkëpunimit vëllazëror”.

Ajo e Papës në Tirane ishte një vizitë e cila në radhë të parë solli mesazhe të jashtëzakonshme, mesazhe vlerësimi pa dyshim, por mbi të gjitha shprese dhe besimi. Besimi tek Zoti, besimi tek e mira, besimi tek njëri tjetri, dhe mbi të gjithë, e solli popullin shqiptar me ato virtyte dhe parime, që i ka trashëguar brez pas brezi, në vëmendje të mbarë botës.

Vizita e 21 shtatorit 214 nё Tiranёishte një përqafim atëror i Papёs Françesku me mbarë popullin shqiptare, duke u nisur nga mё tё varfrit, tё mёnjanuarit, tё persekutuarit, pёr tё vazhduar me popullin e Zotit dhe tё gjithё qytetarët e Shqipërisë, pa dallim, e deri te udhëheqësit e komuniteteve fetare, autoritetet me të larta të vendit, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, te kryeministri, kryetari i bashkisë së Tiranës e të tjerë.

Me 21 shtator të vitit 2014, në Tiranë, Ati i Shenjtë Françesku u takua me mbarë popullin shqiptar, të cilin e përshëndeti përzemërsisht duke i lënë, atë ditë të paharrueshme, edhe disa porosi, që ende sot janë aktuale për realitetin shoqëror të vendit të shqiponjave.

Përshtypja mё e ndjerё, qё la pas Papa Françesku, nё pёrfundim tё vizitёs sё tij tё 21 shtatorit 2014 nё kryeqytetin e Shqipёrisё, Tiranё, qe ajo e njё miku tё vёrtetё, qё u prit dhe u trajtua kudo si tё ishte “shqiptar mes shqiptarёsh”. Papa e bekoi Shqipёrinё dhe shqiptarёt: fjalёt bekim e respekt qenё mё tё lakuarat nё tё gjitha komentet, nё tё gjitha pёrshtypjet, nga eksponentë tё Kishёs Katolike, tё komuniteteve tё feve tjera tё vendit, nga politikanё, gazetarё, nga televizione e radio, tё cilat i kushtuan faqet e para tё emisioneve tё tyre Atit tё Shenjtё. Kёto dy fjalё pёrkufizojnё mё sё miri mёnyrёn si e pritёn shqiptarёt shtegtimin e parё apostolik nё Evropё tё Papёs Françesku, i cili shkoi tё pёrforconte nё fe besimtarёt katolikё, por edhe tё bekonte gjithё popullin shqiptar.

Përmes fotografive tё l’Osservatore Romano-s, ti pёrshkojё disa momente tё asaj vizite tё veçantë e tё paharrueshme tё Papës Françesku nё Tiranë, mё 21 shtator 2014.

21 shtator 2020, 10:30