cupola.jpg

Imzot Giordana emërohet nga Papa, komisar i Fabrikës së Shën Pjetrit

Papa emëron nuncin Mario Giordana, Komisar të jashtëzakonshëm të Fabrikës së Shën Pjetrit: ai duhet të sqarojë si është administruar Fabrika dhe të azhurnojë statutet e saj.

R.SH. - Vatikan

Pas shpalljes së Motu Proprio-s së 29 qershorit, “Për transparencën, kontrollin dhe konkurrencën në procedurat për tenderimet publike të Selisë së Shenjtë dhe Qytet-Shtetit të Vatikanit”, Papa Françesku emëroi Komisar të jashtëzakonshëm për Fabrikën e Shën Pjetrit, nuncin apostolik, imzot Mario Giordana, duke i besuar atij detyrën e përditësimit të Statuteve, të kontrollit mbi administrimin e deritanishëm dhe të riorganizimit të zyrave administrative e teknike të Fabrikës.

Në këtë detyrë delikate, Komisari do të ndihmohet nga një komision. Ky emërim vjen menjëherë pas një raporti të zyrës së Revizorit të Përgjithshëm, që sot paradite, bëri të bllokoheshin dokumentet dhe aparaturat elektronike të zyrave teknike dhe administrative të Fabrikës së Shën Pjetrit. Operacioni i fundit u autorizua me dekret të Promotorit të Drejtësisë së Gjykatës vatikanase, Gian Piero Milano, dhe të ndihmësit të tij, Alessandro Diddi, pasi u njoftua Sekretaria e Shtetit të Vatikanit.

30 qershor 2020, 14:06