AdobeStock_167804920.jpeg

Fëmijët në zemër të Kishës

Dje, webinari i parë organizuar në internet nga Komisioni Papnor për Mbrojtjen e të Miturve. Do të vijohet me tre të tjerë, ku do të flitet mbi temën e mbrojtjes së fëmijëve, edhe në këtë çast krize siç është pandemia e koronavirusit.

R.SH. - Vatikan

“Në Kishën e Krishtit duhet të ofrojmë çdo gjë që Ai i Lumi do t’u kishte dhënë bijve të Tij”: kështu e përfundoi webinarin e parë mbi teologjinë e fëmijërisë, motër Nuala Kenny e Murgeshave të Bamirësisë së Halifax-it. Dje, ky seminar në internet u promovua nga Komisioni Papnor për mbrojtjen e të miturve, nga Bashkimi Ndërkombëtar i Kryeeproreve, nga Qendra për mbrojtjen e të miturve e Universitetit Papnor Gregorian dhe nga Telefoni i Kaltër. Gati 800 vetë nga e gjithë bota morën pjesë në këtë nismë, e cila, në këto kohë pandemie, u detyrua të përshkojë rrugë të reja, siç është azhurnimi përmes internetit që të mos humbte puna e bërë në të kaluarën.

Të luftohet kultura, që nuk i mbron fëmijët

 Rregulltarja kujtoi se ka vende, ku fëmijët nuk mbrohen, sepse konsiderohen objekte, nga një kulturë, që kontribuon në dëmtimin e tyre. Gjithashtu, ajo vuri në dukje kushtet e veçanta, që e favorizojnë abuzimin me të miturit, duke nënvizuar nevojën e ndryshimit, i cili duhet të fillojë nga familja e, natyrisht, nga Kisha. “Jemi të thirrur – tha motër Nuala – t’i denoncojmë padrejtësitë”, sidomos kur vihen në shënjestër më të brishtët. Kur nuk flasim, u japim mundësi abuzimeve të vazhdojnë. Rruga është ajo e rrënjosjes në Jezu Krishtin, në mësimet e Tij e në “kujdesin e Tij plot dashuri”.

09 qershor 2020, 14:02