Kardinali Krajewski u çon maska dhe ushqime të pastrehëve të Romës Kardinali Krajewski u çon maska dhe ushqime të pastrehëve të Romës 

Krajewski u çon ngushëllimin e Papës të pastrehëve të Romës

Lëmoshtari i Papës shkoi dje pasdite në Stacionin hekurudhor Termini të kryeqytetit për t’u shpërndarë maska dhe ushqim të varfërve. Mirënjohja e të pastrehëve.

R.SH. - Vatikan

Përkëdhelje e re e Papës Françesku për ata, që, në këtë periudhë, kur të gjithë janë detyruar të mbyllen nëpër shtëpi, nuk kanë as një strehë ku të mbrohen e jo më një banesë. Pasditen e djeshme, Lëmoshtari apostolik, kardinali Konrad Krajewski shkoi në Stacionin hekurudhor Termini të Romës, ku zakonisht ka shumë të pastrehë, që përpiqen të gjejnë një vend për të fjetur në skutat e sallave e të binarëve. Atyre u shpërndau maska dhe ushqime.

         “Na prisnin të gjithë në rrugën Marsala, para zyrave të Postës – tregon Danieli, njëri nga vullnetarët, që shoqëruan kardinalin. – Na përshëndesnin të gjithë e na falënderonin për gjithçka u jepnim: thasë gjumi, ushqime, sapun, sidomos maskat, që nuk i prisnin. Por, si gjithmonë, jemi ne që përfituam më shumë”.

17 prill 2020, 08:55