Crocifissione, Gesù, passione Crocifissione, Gesù, passione 

Misionarët martirë: Dita e lutjes dhe agjërimit nё emër tё shёn Romeros

Në ditën e festës liturgjike të Shën Oscar Romero, martir, Veprat Misionare Papnore na ftojnë t’i kujtojnë shumë misionarë që janë vrarë në botë vetëm sepse kumtonin e dëshmonin fenë në Jezu Krishtin. Një kujtim që nuk dëshiron të jetë një listë e thjeshtë emrash, datash, vendesh, rrethanash pak a shumë e përgjakshme.

R.SH. - Vatikan

Në ditën e festës liturgjike të Shën Oscar Arnulfo Romero, Kryeipeshkëv i San Salvador, martir, vrarë 40 vjet më parë nga "skuadrat e vdekjes" ndërsa kremtonte Meshën, kanonizuar nga Papa Françesku më 14 tetor 2018, Veprat Misionare Papnore na ftojnë t’i kujtojnë shumë misionarë që janë vrarë në botë vetëm sepse kumtonin e dëshmonin fenë në Jezu Krishtin. Një kujtim që nuk dëshiron të jetë një listë e thjeshtë emrash, datash, vendesh, rrethanash pak a shumë e përgjakshme.

Në vend të kësaj, kujton Fides, kujtimi synon të transmetojë " trashëgiminë shpirtërore të shumë dëshmitarëve të fesë, ngjarjet e historitë e të cilëve nuk gjejnë hapësirë në mediat ndërkombëtare, por duhet të jetë 'burim frymëzimi për rinovimin e komuniteteve tona të krishtera, të  cilat janë të thirrura të bëhen gjithnjë e më shumë misionare' siç kërkon Papa Françesk".

Në këtë lloj të Shtune të Madhe e të Shenjtë të Pashkëve që të krishterët po e jetojnë në botë për shkak të Koronavirusit, ku nuk janë të ftuar për kremtime, Kishat janë të zbrazura dhe të heshtura, "edhe dëshmia e vëllezërve dhe motrave të vrara pse e dëshmuan Ungjillin e Jezu Krishtit, që vdiq e u ngjallë për shpëtimin tonë, mund të na mbështesin në pritjen me besim të agimit të një dite të re".

Çdo vit Agjencia Fides mbledh të dhëna rreth misionarëve të vrarë gjatë vitit, duke përdorur termin "misionar" për të gjithë të pagëzuarit. Nga disa prej tyre, siç ndodhë shpesh, Kisha do të jetë në gjendje të njohë, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, "martirizimin", duke hapur rrugën drejt lumturimit dhe kanonizimit.

Sipas të dhënave të mbledhura, gjatë 2019, janë vranë në mbarë botën 29 misionarë, shumica priftërinj: 18 meshtarë, një diakon i përhershëm, dy motra rregulltare, gjashtë vetë laikë.

Pas tetë viteve me rradhë në të cilat numri më i lartë i misionarëve të vrarë ishte regjistruar në Amerikë, nga 2018 është Afrika ajo që ka vendin e parë në të këtë renditjeje tragjike. Në Afrikë në 2019 janë vrarë 12 priftërinj, një rregulltar, një rregulltare, një laik. Në Amerikë janë vrarë gjashtë priftërinj, një diakon i përhershëm, një rregulltar, katër laikë (12). Në është vra një grua laike. Në Evropë është vra një murgeshë.

24 mars 2020, 18:06