Mesha drejtpërsëdrejti nga Shёn Marta vazhdon edhe për një javë
R.SH. - Vatikan
Në një deklaratë sot paradite, Salla e shtypit e Selia e Shenjtë bёn tё ditur se "para situatës që ёshtё krijuar për shkak të koronavirusit, Ati i Shenjtë Bergoglio ka vendosur që Mesha Shenjte tё cilёn ai e kremton në kapelёn a Kishёn e Shёn Martёs në ora 7:00 çdo mëngjes do të vazhdojë të transmetohen drejtpërdrejt edhe nesër, të dielën më 15 mars, si dhe gjatë tërё javës së ardhshme."
"Për t’i respektuar e përmbushur rregullat që detyrojnë ndalimin e tubimeve me njerёz me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit KOVID-19 – vazhdon njoftimi i zyrёs sё shtypit tё Vatikanit: lutja e Engjëllit të Tёnzot qё Papa kremton të dielën, mё 15 mars dhe Audienca e Përgjithshme e së mërkurës, mё 18 mars do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion, e gjithashtu edhe në faqe tё internetit, nё streaming nё faqen e Vatican News, e pamjet do t’u shpërndahen nga Vatican Media tё gjithё atyre që i kërkojnë, nё mёnyrё që të mund tё mbërrijnë te besimtarët e anembanë botës".