Cardinal Peter Turkson Cardinal Peter Turkson 

Koronavirusi,Vatikan: Më shumë solidaritet midis shteteve, të bashkë ndahen burimet

Kardinali Turkson: Duhen rishqyrtuar pabarazitë e burimeve ekonomike, të përdorimit të shërbimeve shëndetësore, si dhe e personelit të kualifikuar e të kërkimit shkencor. Para situatës kritike te krijuar nga koronavirusi duhet më shumë solidaritet midis shteteve e të bashkë ndahen burimet.

R.SH. - Vatikan

"Sigurisht, kjo rastësi e virusit, si çdo situatë tjetër emergjente, thekson pabarazitë serioze e të rënda që karakterizojnë sistemet tona shoqëroro-ekonomike. Janë pabarazitë e burimeve ekonomike, të përdorimit të shërbimeve shëndetësore, si dhe e personelit të kualifikuar e të kërkimit shkencor. Para kësaj game pabarazish, familjes njerëzore i kërkohet me të vërtetë të ndihet dhe të jetojë si një familje e ndërlidhur dhe e ndërvarur - thotë kardinali Peter Turkson, prefekt i Dikasterit për Shërbimin e Zhillimit të gjithanshëm njerëzor -. Ndikimi i Koronavirusit ka vërtetuar rëndësinë globale, pasi fillimisht ka prekur vetëm një vend, pastaj u përhap në çdo pjesë të globit".

"Si Ati i Shenjtë, ashtu edhe krerë të ndryshëm Shtetesh kanë treguar solidaritet me vendet më të prekura  nga koronavirusi, duke dhuruar prodhime mjekësoro-shëndetësore dhe ndihmë financiare. Shpresojmë që të gjithë të mund të vazhdojnë në këtë vepër mbështetjeje, sepse përballë një emergjence të tillë shumë vende, veçanërisht ato me sisteme të dobëta shëndetësore, do të mposhten nga efektet e virusit dhe ndoshta nuk do të jenë në gjendje të përballen me kërkesat e kurimit shëndetësor që kanë vendet e tyre”. Kështu shkruan, në një mesazh për emergjencën e Koronavirusit, kardinali Peter KodwoAppiah Turkson, Prefekt i Dikasterit të Vatikaknit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor. "Ky moment i domosdoshmërisë së madhe mund të jetë, shpresojmë, një kohë e volitshme për të përforcuar solidaritetin dhe afërsinë ndërmjet shteteve, miqësinë ndërmjet njerëzve. Kjo është koha për të nxitur solidaritetin ndërkombëtar në bashkëndarjen e instrumenteve dhe të burimeve", shton kardinali Peter Turkson.

11 mars 2020, 15:56