Vatican News
Panorama Gerusalemme, muro del pianto Panorama Gerusalemme, muro del pianto 

Vatikani: për Izraelin e Palestinën “dy Shtete për popuj”

Selia e Shenjtë tregon se kjo është udha e vetme për të arritur në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit të gjatë izraelito-palestinez dhe shpreson që negociatat e drejtpërdrejta të gjejnë një kompromis të drejtë, duke marrë parasysh aspiratat e ligjshme të të dy popujve. Deklarata pas njoftimit të SHBA mbi legjitimitetin e vendbanimeve Izraelite në Territoret palestineze. OKB, Bashkimi Evropian dhe shumë vende të tjera janë, gjithashtu, kundër këtij vendimi.

R. SH. - Vatikan

Selia e Shenjtë kujton përsëri se “dy shtete për dy popuj”, është rrugëzgjidhja përfundimtare e konfliktit shumëvjeçar izraelo-palestinez dhe uron të organizohen bisedime të drejpëdrejta, për të arritur në një marrëveshje, që merr parasysh aspiratat e ligjshme të të dy popujve. Komunikata vjen pas njoftimit të SHBA-ve mbi ligjshmërinë e ngulimeve izraelite në territoret palestineze. Kundër këtij vendimi janë edhe OKB-ja, Bashkimi Evropian e shumë vende të tjera.

“Përballë vendimeve të fundit, që rrezikojnë ta minojnë përsëri procesin e paqes izraelito-palestineze si dhe stabilitetin, prej kohe të brishtë, rajonal,  Selia e Shenjtë - përmes një Komunikate të Sallës vatikanase të Shtypit  - ripohon qëndrimin lidhur me rrugëzgjidhjen e dy shteteve për të dy popujt, parë si udha e vetme për të arritur në një vendim përfundimtar në konfliktin shumëvjeçar. Selia e Shenjtë mbështet të drejtën e Shtetit të Izraelit për të jetuar në paqe e siguri brenda kufijve të njohur nga bashkësia ndërkombëtare, por mendon se njëjta e drejtë duhet njohur, duhet respektuar e duhet vënë në jetë edhe për popullin palestinez”

“Selia e Shenjtë - lexohet në një notë - uron që të dyja palët, duke biseduar drejtpërdrejt ndërmjet tyre, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare e duke respektuar Rezolutat e Kombeve të Bashkuara, të mund të gjejnë rrugëzgjidhjen e duhur, që ka parasysh aspiratat e ligjshme të të dy popujve”.

Komuikata e Selisë së Shenjtë arrin pas njoftimit, të hënën e kaluar, të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili pohoi se ngulimet izraelite në territoret e Cisjordanisë, nuk i kundërvihen së drejtës ndërkombëtare. Administrata e Trump e shpërfill, kështu, Memorandumin Hansell të 1978-tës, dhe rishkruan një politikë të re në qëndrimin ndaj Izraelit.

Sipas Presidentit palestinez Abu Mazen, vendimi i SHBA-ve jo vetëm që është i papranueshëm, por edhe për t’u dënuar”. Ndërsa për Zyrën e Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të njeriut, ngulimet izraelite në territoret palestineze duhen parë si shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

20 nëntor 2019, 16:23