2019.05.25 Delegati Apostolik Imzot Speich në Prizren (Delegato Apostolico della Santa Sede per il Kosovo Mons Speich) 2019.05.25 Delegati Apostolik Imzot Speich në Prizren (Delegato Apostolico della Santa Sede per il Kosovo Mons Speich) 

Delegati Apostolik i Vatikanit për Kosovën, Imzot Speich viziton dioqezën Prizren-Prishtinë

Delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë për Kosovën, Nunci Apostolik në Slloveni, Imzot Jean Marie Speich, i shoqëruar nga Sekretari dom Daniele Lessi, gjenden për një vizitë në Kosovë, në gjirin e Kishës dioqezane Prizren-Prishtinë nga data 14 deri më 17 tetor 2019.

R.SH. - Vatikan

Kjo vizitë tregon edhe një herë dashurinë e Atit të Shenjtë ndaj popullit, vëmendjen e Selisë Shenjtë ndaj realitetit të Kosovës dhe kujdesin për mirëvajtjen e vendit.

Gjatë kësaj vizite, Nunci Apostolik – Delegat i Selisë së Shenjtë për Kishën katolike në Kosovë, imzot Jean-Marie Speich, do të kremtojë sot, 16 tetor, në ora 19.00, së bashku me ipeshkvin e vendit, imzot Dodë Gjergjin, klerin dhe pjesëmarrjen e besimtarëve, Meshën e Shenjtë në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë. Kështu njofton  famullitari i Katedrales së Prishtinës dom Fatmir Koliqi.

Kujtojmë se Imzot Jean-Marie Speich është emëruar, më 19 mars 2019, në festën e Shën Jozefit,  nga Papa Françesku Delegat Apostolik për Kishën katolike në Kosovë.

16 tetor 2019, 14:26