2019.09.08 Viaggio Apostolico Mozambico Madagascar Maurizio Visita alla Città dell'Amicizia 2019.09.08 Viaggio Apostolico Mozambico Madagascar Maurizio Visita alla Città dell'Amicizia 

Papa: ‘Mos të ankohemi, të veprojmë e të kumtojnë shpresën

"Dishepulli i Jezusit, nëse dëshiron të rritet në miqësinë e Tij, nuk duhet të ankohet e të shikojë vetveten. Por duhet të veprojë dhe të angazhohet, i sigurt se Zoti e mbështet dhe e shoqëron gjithmonë”. Kështu pohon Papa Françesku, në një twee botuar sot, 13 shtator

R.SH. - Vatikan

"Dishepulli i Jezusit, nëse dëshiron të rritet në miqësinë e Tij, nuk duhet të ankohet e të shikojë vetveten. Por duhet të veprojë dhe të angazhohet, i sigurt se Zoti e mbështet dhe e shoqëron gjithmonë”.  Kështu pohon Papa Françesku, në një twee botuar sot, 13 shtator, në faqen e tij të interentit @Pontifex.

Dishepujt e Jezusit, njerëz guximtarë e këmbëngulës

Edhe bota e sotme - theksoi Françesku - ka nevojë për të krishterë guximtarë, që jetojnë si dishepujt e Krishtit: “Njerëz, që ndjekin ‘shtytjen’ e Shpirtit Shenjt Zot, i cili i nis t’ua kumtojnë shpresën e shëlbimin të varfërve e të përjashtuarve të shoqërisë sonë: njerëz, që ndjekin logjikën e fesë e jo të mrekullizmit; njerëz, që i kushtohen shërbimit të të gjithëve, pa privilegje e përjashtime”. Prandaj, të krishterët – sipas Papës Françesku - duhet të jenë ‘profetë’ në mesin e botës, njerëz guximtarë, që u kumtojnë shpresën të përjashtuarve e ndjekin logjikën e Jezusit.

13 shtator 2019, 18:32