Arti kinez nga Vatikani në Kinë Arti kinez nga Vatikani në Kinë 

Arti kinez nga Muzetë e Vatikanit në Pekin

Për herë të parë, ekspozohen në Pekin, në Palace Museum të Qytetit të Ndaluar, nga 28 maj deri më 14 korrik, gjashtëdhjetë vepra arti popullor, arti budist dhe arti katolik nga koleksioni kinez i Muzeve të Vatikanit. Ekspozita titullohet “Bukuria na bashkon - Arti kinez nga Muzetë e Vatikanit” dhe ka vlerë të madhe simbolike.

R.SH. - Vatikan

"Diplomacia e artit dhe kulturës" ndërmjet Vatikanit e Kinës Popullore shënon një hap të ri. Për herë të parë, Muzetë e Vatikanit organizojnë një ekspozitë në Kinë me institucionin më të rëndësishëm kulturor të vendit aziatik, “gjest konkret me vlerë të madhe simbolike”. Kështu njoftohet për mediat ekspozita me temë “Bukuria na bashkon - Arti kinez nga Muzetë e Vatikanit”. Ekspozita, për të cilën është kujdesur atë Nicola Mapelli, kreu i Departamentit “Anima Mundi” të Muzeve të Vatikanit dhe Wang Yuegong, kreu i Departamentit të Jetës së Pallatit dhe Ritualit Perandorak, paraqitet në Pekin sot më 28 maj dhe do të mbetet e hapur për publikun në hapësirat e Palace Museum në Qytetin e Ndaluar deri më 14 korrik 2019.

Mesazh kulturor për Kinën

Synimi i Departamentit “Anima Mundi” është të paraqesë mesazhin kulturor të koleksionit të artit kinez të Muzeve të Vatikanit, duke çuar në Pekin një pjesë të konsiderueshme të tij - gjithsej shtatëdhjetë e gjashtë vepra arti popullor, arti budist dhe arti katolik – për t’i ekspozuar në Qytetin e Ndaluar, një kompleks arkitekturor madhështor në zemër të vendit të madh aziatik.

Krishterimi takon traditat kineze

Me rëndësi të veçantë, një grup veprash nga artistë kinezë, që dëshmojnë për takimin ndërmjet krishterimit dhe traditave artistike të Kinës. Pranë tyre, dy kryevepra të jashtëzakonshme origjinale, piktura vaji, nga Pinakoteka e Vatikanit: “Pushimi gjatë ikjes nga Egjipti” (1570 - 1573) i Barocci-t dhe “Adami dhe Eva në Parajsën Tokësore” (fundi i shekullit XVIII) i Peter Wenzel.

28 maj 2019, 09:13