Selia Shenjte: në disa raste, mund të lejohet heqja e mitrës
R. SH. - Vatikan
Duke përditësuar një përgjigje të dhënë më 31 korrik të viti 1993, lidhur me dyshimet rreth “izolimit të mitrës”, Kongregata për Dokrinën e Fesë botoi sot një responsum - apo përgjigje - miratuar nga Papa Françesku - përmes së cilës davaritet çdo dyshim lidhur me lejueshmërinë e kësaj praktike, por me theksimin “vetëm në rastin kur mitra ndodhet në mënyrë të pakthyeshme në një gjendje, që nuk e lejon më lindjen e fëmijëve”. Mjekët janë të sigurt se një shtatzani e mundshme, do të përfundonte me abort spontan, para se fetusi të niste fazën e zhvillimit.
Përditësimi i ri nuk i shfuqizon përgjigjet e dhëna 25 vjet më parë që - nënvizon nota e Vatikanit - ruajnë përsëri vlerën. Ato pohonin se për Kishën është moralisht e lejueshme heqja e mitrës (isterecotomia), “kur ajo përbën rrezik për jetën ose për shëndetin e nënës”, ndërsa “është e palejueshme”, kur mënyra e sterilizimit të drejtpërdrejt, heqja e mitrës dhe lidhja e tubit (izolimi uterik), bëhen me qëllim që ta parandalojnë shtatzaninë, e cila mund të përbëjë ndonjë rrezik për nënën”.
Në notën e sotme ilustruese flitet për “raste ekstreme” - lexohet në dokumentin e nënshkruar nga kardinali prefekt i ish-Zyrës Shenjte, Luis Ladaria dhe nga sekretari, Giacomo Morandi, të ndryshme nga ai, i marrë në shqyrtim në vitin 1993, sepse kanë të bëjnë me situata, në të cilat lindja nuk është e mundshme”.
Nuk ka të bëjë fare, pra, me dyshimet, të cilave Diskateri i udhëhequr asokohe nga kardinali Joseph Ratzinger, u dha përgjjgje negative në vitin ’93. Elementi, që e bën thelbësisht të ndryshëm - shpjegon nota - është siguria e mjekëve specialistë sipas të cilëve, në rast shtatzanie, ajo do të ndërpritej spontanisht, para se fetusi të arrinte në gjendje zhvillimi”.