sede_di_Roma,_Università_Cattolica_del_Sacro_Cuore sede_di_Roma,_Università_Cattolica_del_Sacro_Cuore 

Imzot Peña Parra përuron vitin akademik të Universitetit Katolik. "Katolicizmi" jo "etiketë", po "dhuratë e angazhim për të gjithë"

Zëvendësi i Punëve të Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, Imzot. Edgar Peña Parra kryesoi sot paradite Meshën me rastin e inaugurimit të vitit akademik pranë selisë romake të Universitetit Katolik. I pranishëm në ceremoni, Kryeministri Italian, Giuseppe Conte.

R.SH. - Vatikan

Sot duhet "të dëshmojmë qartë, si të krishterë, në çdo mjedis ku jemi të thirrur të jetojmë e të punojmë. Në angazhimin tonë apostolik gjithmonë jemi të mbështetur nga Shpirti Shenjtë Zot, prandaj, është Ai që i udhëheq dishepujt drejt së vërtetës së plotë. E kjo është diçka shumë e përshtatshme, diçka e rëndësishme për t’u mbajtur në mend, sepse në impenjimin dhe në punën tonë të përditshme, përherë vepron e dikon Shpirti Shenjtë, madje edhe në një kontekst siç është komuniteti universitar, ku për ditë zhivillohet dialogu ndërmjet fesë në Krishtin dhe punës së kërkimit shkencor". Kështu pohoi mes tjrash Imzot Edgar Peña Parra, Zëvendësi i Punëve të Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, në predikimin mbajtur gjatë Meshës së mëngjesit,  kremtuar me rastin e përurimit të vitit akademik në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë, në selinë e Romës.

Për "ta kryer mirë misionin e dhënies së dëshmisë për Jezusin dhe për ungjillin e Tij të dashurisë – theksoi imzot Peña Parra - çdo person, çdo besimtar dhe çdo komunitet, duke përfshirë edhe universitetin, duhet të hyjë, nëse mund të themi kështu, brenda rrezes së Rrëshajëve dhe të mbështetët vazhdimisht mbi veprimin frymëzues e ndriçues të Shpirtit Shenjtë Zot, mbi Shpirtin e së Vërtetës".

Nga këtu lutja drejtuar Shpirtit Shenjt Zot që, “gjatë vitit që fillon, ky komunitet universitar të mund ta jetojë plotësisht thirrjen dhe misionin e vet në Kishë dhe të jetë në shërbim të misionit që ka në botë”. Ky Universitet, përfundoi imzot Peña Parra, "dallohet për mbiemrin 'katolik', të cilin e deshi themeluesi i tij, françeskani At Agostino Gemelli, duke kujtuar, kështu, natyrën kishtare të Institutit, që do të thotë se është vendosur në kuadrin e misionit të Kishës”.

Duke i ftuar të gjithë të pranishme ta përhapin, në çdo mjedis, Dashurinë dhe Mbretërinë e Hyjit, Imzot Edgar Pena Parra kujtoi se Zoti na fton të kemi " zemër bujare dhe të mëshirshme", sepse të gjithë do të gjykohemi me masën e gjykimit tonë që kemi ndaj të tjerëve. Sipas Ungjillit, dashuria dhe bujaria nuk kanë e nuk durojnë përkufizime dhe as kufij: zemra e besimtarit është universale dhe e hapur ndaj të gjithëve.

31 janar 2019, 15:13