Vatican News
Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme në Sallën Pali VI në Vatikan Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme në Sallën Pali VI në Vatikan  (AFP or licensors)

Papa: Zoti do të vijë për të na shpëtuar

Në faqen papnore të internetit @Pontifex, Ati i Shenjtë Bergoglio shkruan: "Para tragjedive të jetës sonë jemi të thirrur të vështrojmë horizontin, sepse jemi shëlbuar dhe Zoti do të vijë për të na shpëtuar”.#SantaMarta"

R.SH. - Vatikan

Në një tweet të ri, botuar sot në faqen papnore të internetit @Pontifex, Ati i Shenjtë Bergoglio shkruan: "Para tragjedive të jetës sonë jemi të thirrur të vështrojmë horizontin, sepse jemi shëlbuar dhe Zoti do të vijë për të na shpëtuar”.#SantaMarta"(29 nëntor 2018).

Po ç’kuptim ka jeta e fesë? Ç ‘është kjo jetë? Këtyre pyetjeve u përgjigj Papa në tweet-in e faqes papnore të internetit @Pontifex të 3 shkurtit 2018, duke u kujtuar të gjithëve se “Jeta e fesë është dëshirë për të ndenjur me Zotin, kërkim i vazhdueshëm i vendit, ku Ai banon!”.  Prandaj, pohon Papa: “Ta lemë Jezusin të na takojë. Ky është sekreti për ta mbajtur gjallë flakën e jetës shpirtërore”.

29 nëntor 2018, 14:19