Sinodi: Mbështetja e vlerësimi i familjes. Imzot Vitale: të rinjtë duan ta njohin Krishtin dhe të lutën
R.SH. - Vatikan
"Mbështetja dhe vlerësimi i konceptit të familjes ". Ky është rekomandimi që del nga Sinodi i ipeshkvijve kushtuar të rinjve, që po vijon punimet, në Vatikan, siç njoftoi Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikim, Paolo Ruffini, gjatë konferencës së shtypit në sallën Gjon Pali II, në Vatikan.
" Gjatë punimeve të Sinodit "është nënvizuar rreziku i shpërbërjes së konceptit të familjes, e jo vetëm në Perëndim, por edhe në vendet më pak të zhvilluara – tha Paolo Ruffini - Në Afrikë, për shembull, ka më shumë se gjysmë milioni fëmijë që janë regjistruar pa pasur mbiemrin e babait të tyre: kjo do të thotë se janë 'gjysmë jetimë', fëmijë që shpesh janë të nënave shumë të reja. E kjo kërkon ndërhyrjen e komunitetit të krishterë për të rikrijuar dhe formuar ndjenjën e komunitetit dhe ndërgjegjet".
Gjithashtu, "koha kalon aq shpejt sa që duhet të mësohemi me një formim jo-linear, prandaj, është shumë e rëndësishme pritja personale e besimtarëve dhe njerëzve nga ana e klerit dhe e komunitetit të krishterë. Komuniteti është vendi i shoqërimit dhe shpesh vendi më i mirë i formimit ku përjetohet vlera komunitare", kujtoi Ruffini.
E në sallën e Sinodit, para Etërve sinodalë nga mbarë bota, foli edhe përfaqësuesi i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, ipeshkvi i Lezhës, imzot Ottavio Vitale, i cili u ndal te shqyrtimi i thirrjes dhe lutje tek të rinjtë, po ta dëgjojmë në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News....