Papa Françesku lutet për viktimat e përmbytjes në Jordani
R.SH. - Vatikan
Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e jetës sё njerëzve dhe nga dëmet e mёdha qё kanё shkaktuar përmbytjet e rënda si pasoj e shirave të dendur në Jordani, Shenjtëria e Tij Papa Françesku shpreh solidaritetin e sinqertë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Kështu shkruhet nё telegramin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kard. Pietro Parolin, dërguar në nuncit apostolik në Jordani Imzot Alberto Ortega Martin.
"Në mënyrë të veçantë, Papa i lutet Zotit për të rinjtë që humbën jetën, për shërimin e të plagosurve dhe për ngushëllimin e të gjithë atyre që vuajnë”, lexohet nё telegram ,” duke ofruar inkurajimin autoriteteve civile dhe atyre qё janё të angazhuar në kërkimin dhe në shpëtimin e personave tё goditur nga fatkeqësia, Shenjtëria e Tij me gjithё zemёr kёrkon prej Zotit pёr tё gjithё dhuratёn e forcës dhe të paqes".
Numri i të vdekurve rritet deri në 21 viktima
Ndërkohë ёshtё rritur në të paktën 21 tё vdekur numri i viktimave të përmbytjeve që goditën tё dje zonёn e Detit të Vdekur, ku janë regjistruar shira tё rrëmbyeshëm. Kёshtu njofton al-Arabiya, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë nё kërkimin e të zhdukurve. Ndёrmjet viktimave kryesisht janё studentë dhe mësues tё një shkolle private të Amanit, Victoria College, të cilët ishin në një ekskursion.