Papa Françesku viziton the World Council of Churches Papa Françesku viziton the World Council of Churches 

Dy fjalë për të rejat e Kishës – gjatë një jave

Një javë veprimtarish papnore e kishtare, nga vizita e Françeskut në Gjenevë të Zvicrës, tek lindja e lëvizjes katolike për klimën në SHBA- treguar me pak fjalë.

R. SH. - Vatikan

Një javë veprimtarish papnore e kishtare, nga vizita e Françeskut në Gjenevë të Zvicrës, tek  lindja e lëvizjes katolike për klimën në SHBA- treguar me pak fjalë.

“Ekumenizmi, sipëmarrje e madhe, me humbje”

“Sipërmarrje e madhe, me humbje”. Kështu e quajti, të enjten e kaluar Papa Françesku, gjatë lutjes ekumenike në Gjenevë, ekumenizmin, duke tërhequr vëmendjen mbi ndarjen e të krishterëve në “konservatorë” e “progresistë. I krishteri radhitet vetëm në një krah: në atë të Jezusit e të Ungjillit. Në takimin ekumenik, Papa kërkoi një hov të ri ungjillëzues, duke rikujtuar se Kisha nuk është Ojq. Rritet përmes forcës tërheqëse. Prandaj të shqetëson çkujdesja e disa të krishterëve përballë tjetrit, që vuan e ka nevojë për ndihmë  - kujtoi edhe një herë Papa, në Meshën e kremtuar në Palaexpo të Gjenevës, duke i thënë edhe një herë  “jo” jetës së “droguar”, “po”, thjeshtësisë së bukës sonë të përditshme, asaj që i lutemi Zotit të mos na mungojë kurrë!

Tveit: gur kilomterik. Po nuk do të ndalohemi këtu

“Gur kilometrik - kështu e quajti Olav Fykse Tveit, sekretar i përgjithshëm i Wcc, vizitën e Papës Françesku në Këshillin Ekumenik të Kishave. - Po ky gur nuk duhet parë si pikarritjeje. Është shenjë e etapës së re, asaj të rinisjes drejt një bashkëpunimi edhe më të frytshëm ndërmjet Këshillit ekumenik dhe Kishës katolike.

“Duhet të jemi të bashkuar, plot me shpresën e një ardhmërie që u përket të gjithëve” – theksoi.

Pyetjet e Papës drejtuar besimtarëve në Shesh - e të krishterëve në botë

Në audiencën e përgjithshme të së mërkurës, gjatë katekizmit të dytë kushtuar Urdhërimeve të Tënzot, Françesku i pyeti pjesëmarrësit në audiencë – dhe të gjithë besimtarët - ç’mendojnë për Zotin: e shikojnë si padron, apo si Atë? E i nxiti edhe të përgjigjen, duke ua përsëritur pyetjen: ç’mendoni? Për të theksuar, më pas: “Zoti është atë, mos e harroni kurrë këtë. Kurrë! Edhe në situatat më tronditëse, mendoni se e keni një Atë, që ju do të gjithëve”. E akoma  “Ne e ndjejmë veten nënshtetas, apo bij?”.

Shpirti Shenjt është Shpirt i bijve, është Shpirti i Jezu Krishtit. Një shpirt skllavi nuk mund ta pranojë ligjin ndryshe, veçse duke e parë si forcë shtypëse, që ka si pasojë dy rezultate të kundërta: o një jetë të jetuar me detyra e detyrime, ose një marrëdhënie refuzimi të dhunshëm. I tërë krishterimi është kalim nga letra e Ligjit, tek Shpirti Shenjt, që jep jetë. Jezusi është Fjala e Atit, nuk është dënimi i Atit.  Jezusi erdhi të na shpëtojë me Fjalën e Tij, jo të na dënojë! Mos e harroni kurrë!

Shkencëtari sudanez Mohamed Hassan, anëtar i ri i Akademisë  Papnore të Shkencave

Profesor matematike, i diplomuar në Universitetin e Oxfordit, është president i National Akademy of Sciences, në Sudan. Njihet për një mori botimesh shkencore, që kanë të bëjnë me fizikën teorike. Ka edhe shumë botime të tjera me karakter shkencor, teknologjik dhe inovativ për vendet në rrugë zhvillimi, që i siguruan një sërë titujsh nderi. Eshtë edhe anëtar i disa akademive. E, një javë më parë, Papa Françesku e emëroi anëtar i Akademisë Papnore të Shkencave

Në SHBA lind lëvizja për klimën

Ndjehet në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës vullneti për respektimin e Marrëveshjeve të Parisit për t’iu kundërvënë ndryshimeve klimaterike, kundër vendimit të Presidentit Trump për të tërhequr firmën. Prej këndej, lindi edhe lëvizja e re katolike në mbrojtje të klimës, e cila vë edhe një herë me forcë në dukje, distancën e madhe, që i ndan institucionet katolike të SHBA-ve nga presidenti Trump, ndërmjet tjerash edhe lidhur me temën ambientale.

24 qershor 2018, 12:01